POLITIKË

A ka plasur sherri? Berisha debat me Bashën për 1.15 miliardë eurot e donatorëve: Tolerove Ramën për tërmetin

17:41 - 20.02.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mëngjesin e ditës së sotme kryetari i Partisë Demokratike ka përballuar një bisedë të vështirë dhe me tone të larta me ish-kryeministrin Sali Berisha.




Shkaku i sherrit mes tyre ka qenë dhënia nga ana e donatorëve në konferencën e organizuar në Bruksel të shumës prej 1.15 miliardë eurosh, dhuratë dhe kredi të buta për eleminimin e pasojave të tërmetit e rehabilitimin e ekonomisë shqiptare.

Berisha, si “ujk” i vjetër i politikës shqiptare, e ka cilësuar këtë shumë të dhuruar nga konferenca e donatorëve si një “bonus” mbështetjeje politike për Edi Ramën dhe qeverinë e tij.

Fajtor për këtë mbështetje të Komisionit Europian e vendeve donatore, si dhe të organizmave financiarë ndërkombëtarë, Berisha ka cilësuar pikërisht Lulzim Bashën e strategjinë e tij të butë ndaj Edi Ramës, gjatë gjithë ditëve e javëve pas tërmetit.

Burime pranë ish-kryeministrit bëjnë me dije se Berisha ka ngritur tonet ndaj Bashës, duke mos ia falur pushimin e protestave kundër mazhorancës, që sipas tij ka kapur të gjitha institucionet dhe drejtësinë e re.

Madje ish-kreu demokrat i qeverisë i ka kujtuar liderit të PD koston politike që i ka sjellë opozitës me uljen në tryezë me Ramën, kosto që është dyfishuar me 1.15 miliardë eurot e donatorëve, që në perceptimin e shqiptarëve merret si mbështetje e Perëndimit për kryeministrin.

Teksa i ka kërkuar fillimin e protestave, ndoshta në dakordësi të plotë me Metën, thuajse e ka urdhëruar Bashën që të shkojë në takim me Presidentin, dhe të rakordojë qendrimet me të.

“Vizita” e kreut të PD në Presidencë, mbledhja e krerëve të partive aleate e dalja me qendrimin për të startuar lëvizjen radikale kundër Ramës, tregojnë qartë se linja e ashpër e kërkuar nga Berisha-Meta ka prevaluar mbi strategjinë e butë të Lulzim Bashës.

Kreu i PD, tani e tutje pritet të jetë nën diktatin e kësaj dysheje radikale, duke mos çuar as nëpër mend ndonjë pakt të fshehtë me kryeministrin Edi Rama.

Pamfleti


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.