Kronikë

Kamioni me 1.3 ton kokainë kaloi nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut, reagon Policia

15:21 - 20.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me sasinë prej 1.3 ton kokainë të sekuestruar në Maqedoninë e Veriut, e cila kaloi nga territory shqiptar.




Përmes një njoftimi, poicia thekson se transporti është kryer në kushte të plota sigurie dhe konfidencialiteti.

“Në përgjigje të interesimit të disa mediave, njoftojmë se Policia e Shtetit ka kryer me sukses të plotë detyrimet e saj në kuadër të një operacioni ndërkombëtar kundër trafikimit të drogës.

Në operacionin, që synonte dorëzimin e kontrolluar të një sasie të madhe kokaine, morën pjesë edhe strukturat e Policisë Shqiptare, të cilat mundësuan kalimin e dërgesës nga Mali i Zi nëpërmjet territorit shqiptar drejt Maqedonisë së Veriut, në kushte të plota sigurie dhe konfidencialiteti.

Ky operacion përbën një tjetër angazhim serioz të Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe një dëshmi tjetër të besimit të partnerëve të saj në këtë luftë.”- thuhet në sqarimin e Policisë së Shtetit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.