Sociale

Këshillimi i Karrierës, maturantët e shkollës së mesme ekonomike në “Luarasi”

10:20 - 20.02.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Universiteti “Luarasi” vijon traditën e këshillimit të karrierës për mijëra maturantë që janë në dilemë për të vendosur mbi studimet e tyre universitare. Ditën e djeshme, ambientet e këtij institucioni të arsimit të lartë, janë vizituar nga maturantët e shkollës së mesme teknike ekonomike në Tiranë. Të rinjtë janë informuar nga stafi akademik mbi programet e studimit që ofron “Luarasi” në të tre fakultetet si dhe mbi ofertat akademike.




Zgjedhja për të ardhmen
Rektori i “Luarasi”, profesor Ethem Ruka, dhe dekanët ftuan maturantët e pranishëm të bëjnë një zgjedhje të zgjuar në universitetin e akredituar maksimalisht me 6 vite ku vlera e diplomës bën diferencën dhe të jep potencialin e nevojshëm në tregun e punës. “Universiteti “Luarasi” është lider në tregun e punës në Shqipëri, dhe këtë e kemi të dokumentuar me fakte. Rezultatet thonë se gati 80% e studentëve që diplomohen në këtë universitet, arrijnë të gjejnë punë brenda 6 muajsh pas marrjes së diplomës dhe ky është një tregues me të vërtetë fantastik. Vetëm në dy vitet e fundit, “Luarasi” është rritur 100%. Por më e rëndësishmja është që ju, si maturantë që jeni, të arrini të zgjidhni me mendje dhe me zemër universitetin ku do të kryeni studimet e larta”,-tha Ruka. Akreditimi 6 vjeçar nga agjencia britanike e liston “Luarasin” si një nga 4 universitetet më të mira në vend, dhe i jep vulën e kredibilitetit në tregun e arsimit të lartë. “Luarasi” është një familje e madhe, ku në focus kryesor është vendosur studenti dhe formimi i tij profesional. Dimensioni teorik dhe praktik në “Luarasi” lidhet ngushtë me njëri-tjetrin me objektiv që të gjithë të diplomuarit të jenë të aftë të orientohen në tregun e punës. Në të tri fakultetet, ‘Luarasi’ ka arritur të lidhë marrëveshje bashkëpunimi me kompani të fuqishme si Procter and Gamble, Microsoft, Mçain Institute, Mikrotik, Western Balkan Fund, Balfin Group etj.

Punësimi pas diplomimit
Diploma e Luarasi është një armë e fortë për të rinjtë që dëshirojnë të rriten profesionalisht dhe të zhvillojnë një karrierë të suksesshme. Mbi 80% e të diplomuarve fillojnë punë menjëherë pas diplomimit, pasi vetë tregu i punës i kërkon dhe jo pak prej tyre bëhen pjesë e ‘Hysenbelliu Group’. Studentë të tjerë kanë zgjedhur të vijojnë formësimin e tyre akademik me specializime në Universitetin Cambridge të Londrës, Oxford, La Sapienza në Romë, apo ne disa uiversitete ne Paris e më gjerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dekani i Ekonomikut Mateo Spaho theksoi se universiteti ka lidhje të rëndësishme për punësimin e të diplomuarve në “Luarasi” dhe mbështetjen maksimale nga ‘Hysenbelliu Group’. “Kemi lidhje të rëndësishme me sipërmarrjet, kemi lidhje të rëndësishme me administratën shtetërore, por kemi edhe epërsinë e grupit Hysenbelliu dhe kjo nuk është një gjë e vogël pasi nëse bëheni pjesë e jona, do të keni mundësinë për intershipe dhe madje mund të punësoheni në ndërmarrjet e grupit”,-theksoi Spaho.

Bursat për studentët
‘Luarasi’ ofron programe studimi në tri fakultete, përkatësisht në Drejtësi, Ekonomik dhe Teknologji Informacioni e Inovacioni. Deri në 31 maj të 2020-s, maturantët mund të paraqiten për t’u pararegjistruar për të përfituar jo vetëm nga zbritjet e tarifave, por dhe për t’u bërë pjesë e një prej institucioneve lider të arsimit të lartë në Shqipëri. Edukimi elitar, aplikimi i standardeve europiane dhe besueshmëria janë bashkëudhëtarët më të mirë në 17 vite rrugëtim akademik të universitetit ‘Luarasi’. Ky institucion është rritur gradualisht, me hapa të sigurt e vizion largpamës për të ardhmen. Me kalimin e viteve, “Luarasi” u plotësua duke ofruar programet e studimit më të kërkuara në tregun e punës lokal dhe global, përkatësisht në Fakultetin e Drejtësisë, Fakultetin e Ekonomisë dhe Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit. Sot ky institucion është një ndër liderët e arsimit të lartë shqiptar. Universiteti “Luarasi” si institucion i vlerave merr përsipër jo vetëm jetën dhe aktivitetet akademike, por edhe përgjegjësi sociale për të përkrahur më të talentuarit nga të gjitha shtresat dhe fushat, duke mbështetur me bursa bazuar mbi parimin e meritokracisë dhe motivon nxënës dhe studentë të ekselencës që përzgjedhin “Luarasin”. Universiteti ‘Luarasi’ vjen çdo vit me qasje e projekte nga më bashkëkohoret për edukimin e brezave të rinj. Idetë inovative synojnë të përgatisin liderët e së ardhmes të përgatitur jo vetëm profesionalisht, por të formësuar me vlerat më të larta si integriteti, humanizmi, guximi dhe ekselenca. Forca krijuese e ‘Luarasi’, vizioni largpamës dhe strategjitë e përdorura e kanë kthyer universitetin në një institucion model për të ardhmen e të rinjve.
Nanoteknologjia
Rektori i Luarasit Ethem Ruka mbërtheu vëmendjen e maturantëve të ftuar me një temë që rrallë herë trajtohet në auditoret shqiptare. Nanoteknologjia dhe bioteknologjia janë kthyer në armët me të fuqishme që njeriu përdor sot për ta shkruar vetë të ardhmen e tij duke synuar të zhdukë sëmundjet dhe të arrijë pavdekësinë. Sot arritjet e shkencës e kanë kthyer atë që konsiderohej e pamundur në realitet. Profesor Ruka së shpejti do të botojë një libër për transhumnazimin, i cili ka shkaktuar debate të zjarrta dy shekujt e fundit. Edhe maturantët thanë se takimi ishte i vlefshëm teksa axhenda vijoi me vizitën në ambientet e universitetit dhe biseda nga afër me stafin akademik.

Ethem Ruka
Zgjedhja

“Rezultatet thonë se gati 80% e studentëve që diplomohen në këtë universitet, arrijnë të gjejnë punë brenda 6 muajsh pas marrjes së diplomës. Vetëm në dy vitet e fundit, “Luarasi” është rritur 100%. Por më e rëndësishmja është të arrini të zgjidhni me mendje dhe me zemër universitetin ku do të kryeni studimet e larta”,-tha Ruka.

Mateo Spaho
Punësimi
“Kemi lidhje të rëndësishme me sipërmarrjet, kemi lidhje të rëndësishme me administratën shtetërore, por kemi edhe epërsinë e grupit ‘Hysenbelliu’ dhe kjo nuk është një gjë e vogël pasi, nëse bëheni pjesë e jona, do të keni mundësinë për intershipe dhe madje mund të punësoheni në ndërmarrjet e grupit”,-theksoi Spaho.

Marrëveshjet
“Luarasi” është një familje e madhe, ku në focus kryesor është vendosur studenti dhe formimi i tij profesional. Në të tri fakultetet, Luarasi ka arritur të lidhë marrëveshje bashkëpunimi me kompani të fuqishme si Procter and Gamble, Microsoft, Mçain Institute, Mikrotik, Western Balkan Fund, Balfin Group etj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.