Sociale

Mësues për Shqipërinë, zbardhen datat e fundit të aplikimit në portal

11:00 - 20.02.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Deri në 21 shkurt, të gjithë kandidatët që dëshirojnë të ushtrojnë profesionin e mësuesit duhet të aplikojnë online në portalin “Mësues për Shqipërinë” 2020. Ndërkohë, të interesuarit që aplikojnë për herë të parë në portalin “Mësues për Shqipërinë” dërgimin e dosjes në DRAP për vlerësim do ta bëjnë vetëm pasi të aplikojë online në portalin mesuespershqiperine.al dhe të shkarkojnë Shtojcën 4. Më tej kandidatët duhet të dërgojnë dosjen dhe Shtojcën 4 në DRAP-in ku kanë vendbanimin, nëpërmjet shërbimit postar, brenda datës 24.02.2020. ‘Gazeta Shqiptare’ zbardh sot të dokumentacionin që duhet të plotësojnë aplikantët ku theksohet se duhet të përzgjidhen deri në 3 preferenca dhe mund të aplikohet në vetëm 1 profil.




Kandidatët e mëparshëm
Sakaq, kandidatët, të cilët janë renditur në listën përfundimtare të portalit 2019 dhe dëshirojnë të ruajnë pikët e dosjes, pikët e testimit, ose edhe të dosjes edhe të testimit, atëherë duhet gjithsesi të logohen në portal me kredencialet e mëparshme për të hedhur preferencat e vitit aktual dhe të shkarkojnë Shtojcën 4. Të interesuarit duhet të dërgojnë Shtojcën 4 në DRAP-in ku kanë vendbanimin, nëpërmjet shërbimit postar, brenda datës 24.02.2020.
Kandidatët, të cilët janë renditur në listën përfundimtare të portalit 2019 dhe dëshirojnë të ruajnë pikët e dosjes, por kanë dokumente shtesë, atëherë duhet gjithsesi të logohen në portal me kredencialet e mëparshme për të hedhur preferencat e vitit aktual. Ata duhet të dërgojnë Shtojcën 4 edhe dokumentet që dëshirojnë të shtojnë në dosje, në DRAP-in ku kanë vendbanimin, nëpërmjet shërbimit postar, brenda datës 24.02.2020. Në të gjashtin vit të rekrutimit të mësuesve përmes portalit qeveritar, jo të gjithë mësuesit e papunë duhet t’u nënshtrohen çdo herë testimeve e dosjeve personale. MASR ka parashikuar në udhëzim rastet e mësuesve që nuk dëshirojnë të ritestohen apo të dorëzojnë sërish të njëjtat dokumente. Mjafton një kërkesë e bërë brenda afateve të përcaktuara për të gjithë, për të ruajtur pikët e dosjes apo testimit të informatizuar.

Në rastet kur pasurohet lista e dokumenteve, drejtoria rajonale përkatëse e rivlerëson atë. Ndërsa kur dikush nuk dëshiron të ritestohet më, drejtoria tërheq nga Qendra e Shërbimeve Arsimore pikët e tij. DRAP dërgon në DPAP listën e kandidateve që kanë kërkuar të ruajnë pikët e testimit të portalit 2019. Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, bazuar në listat e dërguara nga DRAP-et, tërheq nga Qendra e Shërbimeve Arsimore rezultatet e testimit të informatizuar 2079, për kandidatët që kanë kërkuar mbartjen e pikëve të testimit. DRAP-et dërgojnë elektronikisht dhe zyrtarisht në Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, listat e kandidatëve të kualifikuar, duke përcaktuar për çdo kandidat ZVAV=të ku dëshiron të konkurrojë dhe pikët e dosjes. DPAP-ja dërgon në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, elektronikisht dhe zyrtarisht listat e kandidatëve që do të marrin pjesë në testimin e informatizuar. Qendra e Shërbimeve Arsimore organizon testimin e informatizuar, sipas kalendarit te miratuar dhe të publikuar prej saj, në zbatim të Udhëzimit nr.l2,të MASR-së, datë 27.02.2018 “Për organizimin e testimit të informatizuar të kandidatëve për t’u punësuar në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar”, të ndryshuar. Qendra e Shërbimeve Arsimore dërgon elektronikisht dhe zyrtarisht në DPAP, listat e kandidatëve me pikët e fituara në testimin e informatizuar 2020. DPAP-ja dërgon elektronikisht dhe zyrtarisht në MASR dhe në Qendrën Ndërinstitucionale të Rrjetit Akademik Shqiptar, listat e kandidatëve me pikët e dosjes dhe pikët e testimit të informatizuar 2020, si dhe pasqyron në portalin “Mësues për Shqipërinë” pikët për secilin kandidat. DPAP-ja informon DRAP-et dhe ZVAP-të, lidhur me këtë shkresë dhe procedurat e tjera që duhet të ndjekin, deri në përfundim të procedurave të konkurrimit për ushtrimin e profesionit të mësuesit.

Hapat e aplikimit
1) Nëse aplikoni për herë të parë në portal bëni kujdes të vendosni numrin personal apo të pasaportës që do të deklaroni në formularin e pjesëmarrjes (shtojca 3) dhe një email të vlefshëm (shtojca 4).
2) Nëse dëshironi të mbartni pikët e portalit të mëparshëm atëherë duhet gjithsesi të logoheni me kredencialet e mëparshme për të hedhur preferencat e vitit aktual. Sistemi nuk ju lejon të regjistroheni përsëri me të njëjtin numër personal dhe email.
3) Nëse keni aplikuar në portalin e vitit të mëparshëm dhe dëshironi të mbartni pikët duhet të informoni DRAP në mënyrë që të pasqyrojë mbartjen e pikëve gjatë vlerësimit
4) Nëse keni harruar fjalëkalimin atëherë kërkoni një të ri tek linku: https://mesuespershqiperine.al/Account/ForgotPassëord
5) Për probleme kontaktoni me supportin: [email protected]


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.