Kryesore

Meta fton qytetarët në 2 mars: Për të rivendosur demokracinë, paralajmërojmë bandën që përdhunon Kushtetutën

09:08 - 20.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta ka ftuar sërish qytetarët e Shqiëprisë në një tubim në datën 2 mars ku thotë se do të shërbejë për t’i dhënë paralajmërimin e fundit mazhorancës.




Ai shprehet se ky tubim tek Bulevardi ”Dëshmorët e Kombit” do të shërbejë për një Besëlidhje të Re dhe por mos ia dorëzuar mafies ndërkombëtare të ardhmen e Shqipërisë.

Meta thotë ”paralajmërimi i fundit”, por nuk përjashtohet sërish mundësia e një dekreti atë ditë pasi shprehet më poshtë se ”Ndaj në 2 Mars të bëjmë një Besëlidhje të Re për t’ia kthyer sovranitetin e humbur popullit shqiptar dhe rivendosur demokracinë, llogaridhënien dhe sundimin e Kushtetutës.”

STATUSI I ILIR METËS

Të dashur qytetarë të Republikës së Shqipërisë!

Agresioni pushtues i Rilindjes ndaj të gjithë institucioneve të pavarura në vend është një realitet i hidhur që secili prej jush e ndjen çdo ditë. Por kokëfortësia e saj për të pushtuar me çdo çmim dhe në mënyrë jo vetëm antikushtetuese por edhe mafioze Gjykatën Kushtetuese përbën qartë një grusht shteti, me qëllim instalimin e një diktature të pakicës që ka tmerr nga liria e popullit shqiptar dhe kërkon të zhdukë çdo mundësi demokratike për ndryshim dhe llogaridhënie.

Ndaj ju ftoj të gjithëve në 2 Mars, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” t’i japim paralajmërimin e fundit kësaj bande që nuk ka ditë që nuk përdhunon Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Nuk ka forcë në botë t’i kthejë shqiptarët 30 vite pas për të zbrazur Shqipërinë nga rinia jonë e mrekullueshme dhe për t’ia dorëzuar mafies ndërkombëtare të ardhmen e Atdheut tonë.

Ndaj në 2 Mars të bëjmë një Besëlidhje të Re për t’ia kthyer sovranitetin e humbur popullit shqiptar dhe rivendosur demokracinë, llogaridhënien dhe sundimin e Kushtetutës.

Shqipëria e para!

Shqiptaria e shqiptarëve!


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. …lukunia titiste shtruar kembekryq ne presidencen e Shqiperise ,kerkon
    gjakderdhje Shqiptare,pikerisht ne PERVJETORET E KOSOVES MARTIRE- 1981,1988.Vellezer te Shqiperise NENE,Kosova ju fton hajdeni ne dasem.Thiken pas shpine nuk jua kam borxh,per hir te trojkes paramilitare serbe/mete-bashe-berishe.

    Përgjigju ↓