KULTURË

Nga Markarian te Açka e Libohova, 20 artistë në skenën e teatrit të protestës

13:28 - 20.02.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në shesh po punohet. Përgatitjet ecin me ritëm të mbarë.20 shkurti 2020, do të jetë një ditë e bukur jo vetëm për Teatrin e qëndresën por për Tiranën si qytet që këtë vit kujton të kaluarën e largët dhe atë të afërt. 20 shkurti 1991 ka hyrë në kujtesën e tij si dita kur simbolikisht ra diktatura. Një monument kyç i diktaturës ra dhe liria erdhi. Por a erdhi vërtet liria? Ku jemi sot në raport me të?”. Një prej postimeve të Aleancës zyrtare për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar e prezanton në këtë mënyrë takimin që mbahet sonte në mbrëmje në teatrin e rezistencës. “Artistët për Artin” mbahet sonte në sallën mitike të TK-së, 20 shkurt 2020, ora 20:00.




“Mblidhemi në sheshin e Teatrit në orën 18:00 për të kujtuar, lëvizjen qytetare 1990-1991 që kulmoi me rrëzimin e monumentit të diktatorit e për të lançuar një konkurs domethënës për ideimin e një monumenti të lirisë… të lirisë që ende e kërkojmë, brenda vetes, në këtë qytet e në këtë shtet”, shënon Aleanca.
Në skenë do të jenë: Anisa Markarian, Adriana Tolka, Irma Libohova, Flutura Açka, Julinda Emiri, Gjergj Kaçinari, Kujtim Vorpsi, Pëllumb Vorpsi, Paola Kostandini Kotani, Roland Tasho, Suela Bako, Vasjan Lami, Ali Nerjaku, Delar Turku, Denis Hima,Gert Hima dhe Fëmijët e Akademisë “Robert Radoja”. Secili prej tyre vjen më pjesë të ndryshme, nga këngët, te letërsia e recitimi i teksteve të fuqishme teatrale e letrare që i kanë shërbyer kombeve në situata të vështira mbijetese.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.