Kryesore

“Presidenca e vetmja kala e papushtuar”, mesazhi i Metës: Sorrat kurrë s’do të bëhen shqiponja

18:07 - 20.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i vendit Ilir Meta në një dalje publike në konferencë për mediat deklaroi se maxhoranca e sotme ka frikë nga populli.




Meta u shpreh se më datë 2 mars, shqiptarët do të lidhin besën, e se Shqipëria nuk do të bëhet as mavi, as mavri, por do të bëhet kuq e zi.

Pjesë nga fjala e Presidentit:

“Të gjitha institucionet janë mavi. Kemi AMA-n që e dini se cfarë përfaqëson, kemi ligjin antishpifje. Kemi anti-KCK me policinë partiake. Ka mbetur presidenti, që nuk ia morën dot pushtetin me anë të mënyrave demokratike dhe duan ta marrin edhe këtë kala. Ka mbetur edhe kjo kala që të bëhet gjithë Shqipëria mavi. Nga ata që e bënë Shqipërinë mavi për 50 vjet me radhë, që nuk është parë asnjëherë.

 

Njerëzit kanë ikur pse nuk kanë paguar një faturë dritash ndërsa këtu rrëmbehet duke dhunuar kushtetutën ku është përfshirë gjithë parlamenti. Ata kanë krijuar idenë që shqiptaret sikur janë dorëzuar, por nuk e dinë akoma se ky është një popull shqiponjash dhe sorrat kurrë nuk do të bëhen shqiponja. Shqiponjat do të mblidhen këtu në 2 mars për ta bërë Shqipërinë kuq e zi. Nuk i ftoj për të ardhur për presidentin, por për fëmijët e tyre, deklaroi Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.