AKTUALITET

Shfryhet tollumbacja e “OFL”, kërkohet sekuestro për vetëm 1 makinë të Lulzim Berishës

16:11 - 20.02.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dërgon në gjykatë 5 dosjet e para të Operacionit Forca e Ligjit. Bëhet fjalë për sekuestrimet e pasurisë së personave të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës dhe  Lulzim Berishës. Për rastin e fundit, kërkohet sekuestro vetëm e një makine.




Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vlerësuar si të drejtë vendimin e policisë për sekuestron e pronave të grupit të Doçajve në mënyrë emergjente, e për rrjedhojë i ka kërkuar ditën e sotme Gjykatës ‘të vulosë’ vendimin përfundimtar. Bëhet fjalë për 8 asete gjithsej, 4 shtëpi, dy automjete njëri prej të cilave i blinduar dhe dy sipërfaqe toke në pronësi të Martin Bletës, Artan Doçit dhe të një tjetër anëtari të grupit me inicialet M.D, të dyshuar kryesor si të përfshirë në pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës më 17 janar 2020. Më konkretisht banesë tre kate në Shkodër; Banesë 2 katëshe në Shkodër; Banesë 2 kate plus papafingo në Shkodër; Automjeti tip Mercedez Benz, prodhim i vitit 2012; Automjet tip BMW i blinduar; Banesë dy kate plu njësi shërbimi në Shkodër; Tokë arë me sipërfaqe 1541 m2 në Shkodër; Trual me sipërfaqe 350 m2 në Shkodër.

Pas hyrjes në fuqi të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, duke filluar nga data 07.02.2020 deri me datën 20.02.2020, ka paraqitur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, 24 kërkesa për vlerësim sekuestroje për pasuri të ndryshme të bllokuara në kuadër të zbatimit të parashikimeve të Aktit Normativ.

Të gjitha kërkesat dhe dokumentacioni përkatës shoqërues, rast pas rasti, po i nënshtrohen vlerësimit nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme. Për disa prej tyre i është kërkuar Policisë së Shtetit plotësimi me dokumentacionin e plotë, që sipas Aktit Normativ, Policia e Shtetit duhet të sjellë bashkëlidhur me kërkesën për vlerësim sekuestroje.

Prokuroria e Posaçme, sot me datë 20.02.2020 ka dërguar aktet për 5 (pesë ) raste, për miratim sekuestroje në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pasuritë e mëposhtme :

Banesë 3 (tre) kate (Shkodër)
Banesë 2 (dy) kate (Shkodër)
Banesë 2 (dy) kate plus papafingo (Shkodër)
Automjet tip “Mecedez Benz”, prodhim vitit 2012.
Automjet tip “BMW”, i blinduar.
Banesë 2 (dy) kate plus Njësi Shërbimi (Shkodër)
Tok arë, me sipërfaqe 1541 m2 (Shkodër)
Truall me sipërfaqe 350 m2 (Shkodër)

Rastet e tjera të referuara deri tani nga Policia e Shtetit janë duke u vlerësuar nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme dhe në përfundim, rast pas rasti, do të njoftohet mënyra e zgjidhjes së tyre”, njofton SPAK.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.