BLUETOOTH

Vetëm 9 muajsh, djali i Almedës dhe i Tolgës flet shqip

12:34 - 20.02.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në maj të vitit të kaluar çifti shumë i dashur për publikun, Almeda dhe Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të Efehanit. Së fundmi, përmes një interviste çifti zbuloi shumë për marrëdhënien e tyre dhe djalin, Efehanin. Tolgahan dhe Almeda treguan se fjala e parë që tha vogëlushi ishte “Baba”, më pas tha “Dede” (Gjysh) dhe më pas tha “Nona” në shqip.




Almeda tregoi se i flet vetëm shqip djalit prandaj vogëlushi po mëson pak nga të dyja gjuhët. Të pyetur nëse po mendojnë për një fëmijë të dytë, Tolgahani e shprehu menjëherë dëshirën për ta bërë Efehanin me motër ose vëlla ndërsa Almeda u shpreh se është ende herët, bën të ditur “xing.al”. Çifti foli edhe për marrëdhënien e tyre dhe Almeda tregoi se Tolgahan nuk ka ndryshuar aspak. “Thonë se njeriu ndryshon pas martesës, por me ne nuk ndodhi kështu. Ne jemi njësoj”, tha Almeda. “Jemi si ditën e parë. Nuk e kemi humbur romancën mes nesh”, shtoi Tolgahani. Në fund të intervistës, Almeda u ankua për orët e gjata që Tolgahani qëndron në xhirimet e serialit. “E di që punon, por tani ti ke familje, grua, fëmijë”,-i tha Almeda Tolgahanit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.