BOTA

Video/ Tallet nga shokët e klasës, 9-vjeçari i drejtohet të ëmës: Më jep një litar, do vras veten

20:41 - 20.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Yarraka Bayles, nëna e një djali 9-vjeçar ka postuar videon e të birit, i cili shfaqet në gjendje të përkeqësuar për shkak se shokët e klasës e kanë bullizuar.




Nëna e tij ka bërë një apel shumë rrënqethës duke iu drejtuar prindërve të tjerë që të regohen të kujdesshëm me fëmijët, ndërsa thotë se bullizmi mund të shkaktojë pasoja të rënda. Ajo tregon se e kishte parë me sytë e saj se si një tjetër i mitur kishte qëlluar djalin në kokë.

“Sapo e mora djalin nga shkolla, isha vetë dëshmitare e episodit të  bullizmit, i telefonova drejtorit, dhe dua që të gjithë: prindër, edukatorë, mësues, ta dinë se çfarë ndikimi ka tallja. Ky është impakti! Unë seriozisht, nuk di se çfarë të bëj tjetër”, ka shkruar ajo

Teksa qante me dënesë në makinë, djali i kërkonte të ëmës që t’i jepte një litar se do të varte veten.

“Do vdes tani…me litar. Më jep një litar, do vras veten,”– thotë 9-vjeçari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.