Kryesore

Zëdhënësja e Berishës “ia plas në fytyrë” Lulzim Bashës: Ilir Meta ka vendosur të bëjë opozitën!

17:04 - 20.02.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy lëvizje të forta politike kanë ndodhur në 50 ditët e para të vitit që kanë surprizuar mjaft aktorë, ndjekës dhe analistë politikë.




E para, pirueta e fortë politike e opozitës, e cila u ul papritmas në tryezë me njeriun që kishte atakuar më fort gjatë vitit të kaluar, Damian Gjiknurin.

E dyta, dalja “jashtë institucionit” e presidentit të vendit i cili me një akt të paprecedent ka thirrur një tubim popullor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në plan të parë, duket sikur këto dy ngjarje nuk lidhen me njëra-tjetrën. Madje duket sikur ngjarjet kanë shkuart “invert”: vjet, opozita në rrugë e presidenti në zyrë dhe sot, presidenti në rrugë dhe opozita në zyrë.

Dikush sheh një lidhje mes këtyre dy ngjarjeve politike duke na e bërë më të qartë situatën aktuale.

Erla Mëhilli është zëdhënësja “historike” e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ajo punoi me të kur ishte në detyrë si shef i qeverisë dhe vazhdon të jetë pjesë e stafit që pas rotacionit politik më 2013.

Mëhilli ka bërë një koment në statusin e Julian Dedës, aktor i njohur dhe simpatizant i PD, ku konfirmon atë që thuhet nën zë në korridoret e PD. Që, ulja në tryezë pa kushte me Ramën për reformën zgjedhore, ka lënë të pakënaqur disa lojtarë të fuqishëm në opozitë. Një prej tyre mund të jetë Ilir Meta, i cili ka një “martesë politike” stabël me Sali Berishën.

Në statusin e tij, Julian Deda është kritik me Metën dhe shkruan se ai ka harruar që është president dhe jo kryetar partie. Erla Mëhilli i përgjigjet kështu:

“Si duket shef shumë konsensus e tavolina vërdallë dhe ka vendosur të bëjë ai opozitën. Shpërndarjen (e parlamentit) edhe mund ta bëjë në ditët në vijim, po do ta respektojnë aq sa cu respektua dekreti për zgjedhjet”, shkruan zëdhënësja e Berishës.

Dikush i komenton Dedës: S’po marrim vesh kush është në opozitë dhe kush në pozitë. Mëhilli shton: Mirë e ke, tamam s’po merret vesh.

Ky reagim tregon se tryeza Gjiknuri-Bylykbashi po perceptohet si flirt i ri politik Rama-Basha dhe “hija e revolucionit” qëndron si shpatë mbi kokën e kësaj tryeze.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.