BLUETOOTH

Arjan Çani publikon kriteret për Sofinë e re, “ofendon” verioret: Të jetë nga Tirana e poshtë

11:40 - 21.02.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari Arjan Çani ka listuar kriteret që duhet të ketë një vajzë për të qenë pjesë në “Zonë e Lirë”, si Sofia e re. Me sa duket, jo çdo vajzë mund të ketë hapësirë për të qenë pjesë në emisionin e Çanit, pasi kërkesat qenkan specifike. Sipas postimit në faqen zyrtare të emisionit “Zonë e Lirë” në “Facebook”, Sofia e re duhet të jetë nga Tirana e poshtë, duke përjashtuar kështu vajzat nga veriu i Shqipërisë. “Kërkohet një Sofi për emisionin ‘Zonë e Lirë’. Kriteret: Bionde por jo shumë, e bukur por jo shumë, sexy, por jo shumë, 19/20 vjeç jo më shumë. Banuese në Tiranë, por jo në qytetin e Astirit. Me origjinë nga Tirana e poshtë, e thjeshtë, modeste, pa pordhë, me këmbë në tokë, e buzëqeshur. Çdo vajzë e interesuar që plotëson këto kritere, të nisë emrin, mbiemrin dhe 7 foto të ndryshme të saj në ‘Whats App'”, – shkruhet në faqen zyrtare, në “Facebook” të “Zonë e Lirë”.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.