Kryesore

Meta i kërkoi dorëheqjen dhe paralajmëroi për kallëzim në SPAK, reagon Ministrja e Drejtësisë: Një marrëzi e rradhës

15:33 - 21.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas akuzave nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka ardhur dhe një reagim nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.




Përmes një postimi në “Twitter”, Gjonaj shkruan se është e gatshme t´i përgjigjet ligjërisht Kreut të Shtetit, ndërsa shton se paralajmërimi i Presidentit është një marrëzi e rradhës.

“E përshëndes Presidentin që pas disa shfaqjesh publike pa ekuilibër etik, ka zgjedhur t’i drejtohet SPAK me një kallzim penal për mua; një marrëzi e radhës po të paktën në rrugë institucionale, madje drejt një institucioni të dalë nga Reforma që ai lufton pa fre!

Jam e gatshme t’i përgjigjem ligjërisht, me të gjithë përgjegjësinë po edhe me krenarinë që i përkas Frontit të Reformës në Drejtësi, denigruesit  botërisht të njohur të kësaj reforme jetike! Sa për dorëheqjen zotëria ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër.” -shkruan Gjonaj.

Presidenti Ilir Meta paralajmëroi ditën e sotme  se brenda ditës së hënë do të kallëzojë penalisht në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ndërsa i ka kërkuar asaj që të japë sa më parë dorëheqjen dhe të përballet me drejtësinë si qytetare e thjeshtë e këtij vendi.

Kreu i Shtetit renditi disa vepra penale, si shpërdorim detyre, falsifikim dhe ndërhyrje të paligjshme në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.