Show-Bizz

Pas videos prekëse të 9-vjeçarit, reagon Vesa Luma: Edhe unë kam qënë viktimë e bullizmit

15:51 - 21.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e djeshme në rrjetet sociale video-ja e një 9-vjeçari i cili po i kërkonte nënës së tij një llitar për t´u mbytur bëri xhiron e botës.




Pas videos së publikuar, mes reagimeve të shumta ka qënë dhe ajo e  këngëtares Vesa Luma. Përmes një postimi në “Instagram”, Vesa ka treguar se ka qënë viktimë e bullizmit, por kjo e ka bërë shumë më ambicioze dhe më të fortë.

“Rasti i këtij fëmije më tronditi shumë si nënë dhe si viktimë e bullizmit në shkollën fillore. Jam e sigurt që shoqëria sime në fillore të cilët më ndjekin, e kujtojnë sa herë që më shohin. Por besoj se e kanë kuptuar që më kanë bërë më ambicioze dhe më të fortë për jetën! Edhe pse rasti im ishte shumë ndryshe nga fëmija në fjalë…Deri vonë nuk e kam kuptuar pse…shumë trauma për vite me rradhë të cilat vetëm familja ime është munduar t’i përballojë me mua. Dhe mbase po shfrytëzoj rastin që të them dy fjalë si rrallë e përmall që hap tema personale. Ju lutem rrini afër fëmijëve dhe flisni shumë me ta, çdo herë, pas çdo dite të shkollës apo kopshtit. Kjo është terapia më e mirë për të kuptuar se çfarë ndodh me fëmijën dhe shokët e shoqet përreth”, shkruan Vesa.

-640-0-5e4fe4b7ca86d -640-0-5e4fe4b63afea -640-0-5e4fe4b591a5b -640-0-5e4fe4b8e1912 -640-0-5e4fe4b749b64 -640-0-5e4fe4b871818
<
>

Kujtojmë se Vesa Luma rrallëherë flet për jetën e saj private, por mesa duket ajo nuk ka mundur ta anashkalojë rastin në fjalë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.