BLUETOOTH

Si u dobësuan pas shtatzënisë? Mamatë VIP na tregojnë sekretin e tyre

11:29 - 21.02.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Xhemali – Ëndrra e çdo femre është të hajë dhe mos shëndoshet. Lufta me dëshirën e madhe për të ngrënë dhe me humbjen e kilogramëve të tepër bëhet edhe më e madhe sidomos pas shtatzënisë. Trupi pëson ndryshime të mëdha, të cilat bëjnë të lindi frika nëse ai do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Por, si ja kanë dalë yjet shqiptare që të ruajnë linjat perfekte edhe pas lindjes së bebave?
Këngëtarja Jonida Maliqi ndonëse gjatë shtatzënisë shtoi 20 kilogram, megjithatë shumë shpejt arriti të rikthejë linjat perfekte trupore. Ajo ka rrëfyer se ka ngrënë çdo ushqim, madje dhe ato që më parë i konsideronte të ndaluara. Por si i hoqi ajo kilogramët e tepërt? “Fillimisht mora një hap dhe ushtrohesha 30 minuta çdo ditë. Pastaj lexova librin e dietologut të madh Dukan dhe në bazë të këshillave të tij humba 20 kilogramë. Pastaj ishte ime motër që më këshilloi një dietë me antioksidantë, që përmbanin kryesisht perimet dhe në këtë mënyrë arrita peshën time ideale. Mjafton vetëm pak sport dhe vullnet mbi të gjitha që të gjesh vullnetin tënd. Gjithashtu, edhe shëtitjet me karrocë më mbajtën shumë në formë”, ka thënë Jonida shkruan “Gazeta express”.




 


Çiljeta Xhilaga, gjithashtu, mori shumë peshë gjatë shtatzënisë. Këngëtarja ka thënë se palestra non-stop dhe regjimi ushqimor e kanë ndihmuar të kthejë linjat trupore pas lindjes. “Jam përpjekur të reduktoj bukën dhe brumërat duke bërë pjesë të menusë sime më shumë produkte toke”,-ka thënë Çiljeta.
Adelina Ismaili është dalluar gjithmonë për format e saj seksi, por gjatë shtatzënisë nuk mundi t’i shpëtonte shtimit në peshë. Ajo shtoi plot 37 kilogramë, ndërsa pak kohë pas ardhjes në jetë të Uliksit i humbi sërish ato. Këngëtarja i humbi kilogramët vetëm me dietë dhe me sport. Gjithashtu, ajo ka treguar se pas muajit të katërt, Uliksi e ka lodhur shumë dhe kështu ka filluar të humbë pak nga pak kilogramët e tepërt.
Suada Sherifi vetëm 11 ditë pas lindjes së vajzës së saj Dezi ka postuar në “Instagram” një foto, me mbishkrimin “Kam veshur të njëjtin fustan që kam veshur para se të ngelja shtatzënë”. Bukuroshja na ka habitur me pamjen e saj. Po si arriti Suada ti rifitoj linjat kaq shpejt? “E vërteta fare është që, përveç një regjimi që unë e kam mbajtur edhe gjatë shtatzënisë, që konsiston në një dietë të shëndetshme, unë ushtrohem në palestër 2-3 herë në javë. Një faktor kyç është geni dhe metabolizmi. Plus vite të tëra që kam luajtur basketboll, janë një ndihmë shumë e madhe për t’u rikthyer në formë”, ka rrëfyer Suada.

Soni Malaj është nënë e një vajze, Annës. Për një moment u duk se pesha e saj gjatë shtatzënisë iku si me magji, por jo. Palestra është kthyer në motiv lumturie për të. Por përveç kësaj, Soni ka edhe një sekret tjetër që e mban në formë, pi 4 litra ujë në ditë. Ajo ka treguar se ha shumë vakte gjatë ditës që përmbajnë më së shumti proteina, gjë që e ndihmon në krijimin e muskujve të barkut.
Ledina Çelo është, gjithashtu, nënë e dy fëmijëve. Këngëtarja simpatike na ka habitur gjithmonë me linjat e saja perfekte. Ajo gjithmonë ka thënë se ka një fizik kaq të përsosur falë genit dhe kujdesit të madh ndaj ushqimit. Gjithashtu, edhe joga e pa ta cilës është e pasionuar e ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë.

Nora Istrefi pasi lindi Renen iu kthye regjimit të saj të përhershëm, stërvitje në palestër, rregullisht. E motivuar Roberti, i shoqi, asokohe Nora e ka ruajtur prej kohësh këtë zakon, madje edhe gjatë shtatzënisë, nuk ka reshtur së ushtruari. Sa për dietën ajo është shprehur se mundohet të shmang ëmbëlsirat, karbohidratet dhe të konsumojë më tepër proteina, si mishi i pulës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.