POLITIKË

“T’i lëmë kapriçot personale”, Balla: Në 26 mars presim dritë jeshile për negociatat me BE

11:31 - 21.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla dha një mesazh të qartë për klasën politike në vend, ndërsa bëri thirrje që të lihen mënjanë kapriçat personale, për të ardhmen e vendit drejt BE. Ai theksoi se në 26 mars priten lajme të mira nga Këshilli Europian, ndërsa shprehet se pritet drite jeshile per hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.Balla tha se mbledhja e fondeve nga Konferenca e Donatorëve ishte një moment fantastik, ndërsa shtoi se brenda krishtlindjeve të këtij viti shumë banorë do të jenë në banesat e tyre.




“Këshilli i 26 marsit do të jetë një moment i rëndësishëm. Pritshmëritë e përbashkëta të kolegëve të BE dhe të komisionit të KE, është që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të marrin dritën jeshile për anëtarësim. Duhet të kuptojmë se e ardhmja europiane e Shqipërisë është projekti më i rëndësishëm që kemi, ndaj duhet t’i lëmë kapriçot personale dhe të fokusohemi tek ky proces. PE nuk është një institucion me fokus apo kapacitet financiar, por është rasti që ta falënderojmë për drejtimin me sukses të plotë, përtej pritshmirive të konferencës së donatoreve për Shqipërinë, për të rindërtuar pas tërmetit ët 26 nëntorit.”, tha Balla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.