Kronikë

U jepnin pasaporta false kriminelëve ose personave në kërkim, arrestohen 6 oficerët grekë

19:31 - 21.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një rrjet kriminal ku ishin përfshirë 6 oficerë është zbuluar nga autoritet fqinj. 6 oficerët të cilët ranë në prangat e policisë greke,  lëshonin pasaporta false dhe letër-njoftime për kriminelët apo personat e shpallur në kërkim.




Gjithsej janë akuzuar 33 persona, ndërsa gjashtë oficerë ishin nga rrethe të ndryshme rreth Athinës, shkruajnë mediat fqinj.

Fitimet e bandës nga operacioni i paligjshëm vlerësohen në një milion euro. Në njërën prej rasteve, një pasaportë iu shit një krimineli shqiptar, për të cilin ishte në pritje një urdhër arresti evropian,. Pasaporta u shit tek shqiptari për 40 mijë euro.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.