BLUETOOTH

10 vjet së bashku, modelja flet për martesën: Nuk është xheloz, ja dhurata luksoze

10:00 - 22.02.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Amina Shena ka folur për marrëdhënien 10-vjeçare me bashkëshortin e saj, reperin Lazy, duke treguar ndër të tjera se ai nuk është aspak xheloz. Pyetur për suksesin e një marrëdhënieje kaq të gjatë e të lumtur, fryt dashurie i së cilës është djali i tyre, modelja ka rrëfyer çelësin e këtij ‘sekreti’. “Mirëkuptimi. Kuptohemi mirë me njëri-tjetrin. Sepse është e vështirë të gjesh dikë që të kupton në këtë fushë që unë bëj”, – është shprehur modelja Amina Shehu. Moderatorja Ester Bylyku nuk ka nguruar ta pyesë se cila është dhurata më e bukur dhe e shtrenjtë që ka marrë ndër vite nga bashkëshorti i saj dhe Amina ka treguar se këtë dhuratë e ka marrë shumë vite më parë. Një buqetë shumë të madhe me trëndafila dhe një unazë, ishte dhurata me vlerë që modelja e cilësuar si kopje e Merilyn Monroe, dhe që mori 9 vite më parë nga reperi Lazy.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.