Kryesore

Frika nga Koronavirusi/ Degjeneron në sherr mjekësh debati nëse Shqipëria i ka kapacitetet ta përballojë

19:50 - 22.02.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shefja e shërbimit infektiv në QSUT, Najada Çomo ka rrëzuar pretendimet e shefit të kardiologjisë Edvin Prifti, i cili thotë se Shqipëria nuk ka kapacitete për të përballuar koronavirusin. Znj. Çomo thotë se kemi dhomat e izolimit, pavionet me oksigjen dhe njësi terapie intensive me standarde bashkëkohore.




“Në detyrën e Shefit të Shërbimit Infektiv, gjykoj që ne si shërbim infektiv kemi dhomat e izolimit, pavione me oksigjen dhe njësi terapie intensive me standarde bashkëkohore. Personel të trajnuar dhe masa të marra edhe për pacientët me sëmundje të tjera infektive”, reagon shefja e shërbimit infektiv në QSUT.

Duke theksuar se ekzaminimi për koronavirusin bëhet nga laboratori i Institutit të Shëndetit Publik me standarde bashkëkohore, znj. Como i kujton shefit të kardiologjisë Edvin Prifti se falë profesionalizmit tonë janë shpëtuar dhe pacientë të tij.

“Sëmundjeve infektive i dalin garant specialistët e sëmundjeve infektive që shefi kardiologjisë i ka provuar shumë mirë në marrëdhëniet profesionale që ka me Ne, dhe sa shumë pacientë Ne i kemi shpëtuar”, mbyll reagimin e saj shefja e shërbimit infektiv ne QSUT, Najada Çomo.

Shefi i Kardiokirurgjisë në QSUT, Edvin Prifti, thekson se autoritetet duhet të mendojnë seriozisht se si duhet të përgjigjemi për koronavirusin, i cili ditën e sotme shënoi dy viktima në Itali.

ÇFARE SHKRUAJTI EDVIN PRIFTI

Përmes një mesazhi në “Facebook”, shkruan se kur ndodhemi përballë fataliteteve të mundshme, duhet një seriozitet i jashtëzakonshëm dhe profesionalizëm i çdo strukture. Sipas shefit të Kardiokirurgjisë, tre hapat që duhen ndjekur me urgjencë janë diagnostikimi në kohë rekord, karantina dhe trajtimi.

Mesazhi i plotë:

Vdekjet e para te shenuara ne Itali nga infeksioni i koronavirusit na bejne te ndjehemi akoma edhe me afer ndaj ngjarjeve te cilat mund te jene shkaterrimtare per njerezit dhe popullin tone. Masat drakoniane qe jane marre ne vendin e origjines te ketij infeksioni viral dhe qe po shoqerohen me msa akoma edhe me te ashpra ne vendet prane duhet te na bejne te mendojme akoma edhe me seriozisht se si duhet te pergjigjemi ne keto kushte. Mendoj qe gjithmone ka momente relaksi dhe llafesh, proklamatash, por kur ndodhemi perballe fataliteteve te mundshme duhet nje seriozitet i jashteZakonshem dhe profesionalizem i cdo strukture.

E para diagnostikimi ne kohe rekord:

Dje po interesohesha dhe mu tha nga nje prej specialisteve tane me te mire te semundjeve infektive qe real time PCR eshte kerkuar nga laboratori i mikrobiologjise ne QSUT dhe nuk eshte realizuar pasi PPP nuk e parashikon. Atehere une them qe zoterinj- ketu ndodhemi perballe nje ceshtje te sigurise kombetare. Une nuk e di se cmund te konsiderohet tjeter gje brenda nocionit te sigurise kombetare. Dhe ne keto kushte dikush mund te kete paturpesine te ktheje nje pergjigje te tille. Nga ana tjeter ne si universitet na duket nje gje normale kjo?! Nese kjo PPP reagon ne kete menyre atehere pa dyshim qe duhet rishikuar pasi eshte totalisht e padrejte dhe aspak shkencore, bllokon hulumtimin qe ne pikenisje dhe rrezikon dhe cenon jeten. Kur i mohohet te vetmes qender universitare hulumtimi dhe diagnostikimi?! Atehere kush do ta beje? Dikushi me tha se mund te diagnostikohet ne institutin e shendetit publik. Kjo eshte gje shume e mire, Po si mund te mohohet diagnostikimi ne QSUT.

E dyta: karantina
Asgje nga fronti i lindies. Nuk dime se si, ku, ne ckushte. Mos na duket cudi, pasi mund te jete secili prej nesh kandidat per ne karantine dhe mendoj qe njerezit duhet te jene ne dijeni te gjithshkaje.

E treta: trajtimi
Keta te semure ne fund te tyre kane nevoje per ventilim mekanik te drejtuar ose oksigjenim artificial. Persa i perket ventilimit mekanik, me Shqiperi ne kemi vetem 140 ventilatore mekanike, ketu perfshire edhe strukturat private qe do te thote, qe sikur tjua mohojme ventilimin mekanik gjithe te semureve te tjere atehere vendi yne mund te trajtoje vetem 140 te semure njekohesisht. Oksigjenimi artificial qe ka te beje me nje aparat tjeter qe quhet Extracorporeal membrane oxygenator ose ECMO te cilin kemi vite qe e kerkojme me ngulm ne kardiokirurgji por sidomos pas epidemise se H1N1 si e vetmja alternative per te mbajtur ne jete keta te semure, nuk ka asnje aparat te tille ne Shqiperi.

Afersia me Lombardine, shkembimet ne njerez dhe mallra me Italine na shtyn qe duhet menduar seriozisht per perballjen me koronavirusin. Nuk mund te sillemi sikur eshte nje gje larg nesh. Cdo njeri prej nesh, politikane, biznesmene, ambasadore, ministra dhe deputete, por vecanerisht personeli shendetesor
Mund te jene te infektuarit e radhes. Nga 29 te infektuarnne itali, 5 jane personel shendetesor. Domine Quo Vadis?!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.