EKONOMI

Kontratat e 14 HEC-ve, dëmi në buxhet 123 milionë euro

10:46 - 22.02.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm prej 123 milionë eurosh nga 14 kontrata për ndërtimin e HEC-ve në vend. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka inspektuar kontratat me 14 sipërmarrje dhe në këtë auditim ka konstatuar shkelje në veprimtarinë institucionale të AKBN-së në fushën Hidroenergjetike, sa i përket, ndjekjes së kontratat e lidhura nga Shteti Shqiptar në fushën hidroenergjetike, masave të marra, zbatimin e akteve ligjore e rregullatore në fuqi që rregullojnë veprimtarinë institucionale.




Auditimi
Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka përfunduar auditimin “Mbi Përputhshmërinë” në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) Tiranë, për veprimtarinë nga data 01.09.2016 deri në datën 31.12.2018. “Në këtë auditim u konstatuan shkelje në veprimtarinë institucionale të AKBN-së në fushën hidroenergjetike, sa i përket, ndjekjes së kontratat e lidhura nga shteti shqiptar në fushën hidroenergjetike, masave të marra, zbatimin e akteve ligjore e rregullatore në fuqi që rregullojnë veprimtarinë institucionale, të cilat kanë sjellë ndikime të konsiderueshme në financat publike me një vlerë financiare prej rreth 15,2 miliardë lekë (afërsisht 123 milionë euro), për të cilat KLSH, ka depozituar indicie për ndjekje penale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Tiranë.”-thuhet në njoftimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Nga auditimi me zgjedhje i 14 dosjeve të HEC-eve, të cilët kanë përfunduar punimet, janë lidhur me rrjetin energjetik dhe janë futur në fazën e prodhimit rezultoi se, vlera e penaliteteve të llogaritura dhe më pas propozuar nga AKBN drejt Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) në rolin e Autoritetit Kontraktues, për moszbatim të kushteve të kontratës prej shoqërive zhvilluese, për të cilat nuk disponoheshin aktet administrativë për arkëtimin e tyre, vetëm për rastet e shqyrtuara, shkon në rreth 2 miliardë lekë. Në dosjet e audituara rezultuan gjithashtu problematika sa i përket paisjes me Leje ndërtimi të shoqërive zhvilluese për kryerjen e punimeve të ndërtimit dhe mungesë e masave të marra nga Autoriteti Kontraktues në këtë drejtim.

Dokumentet
Në dosjet e audituara nga KLSH nuk mungon llogaritja e penalitetit për mosrealizimin e prodhimit sipas detyrimit kontraktual për periudhën përpara daljes së VKM-së nr. 332 datë 06.06.2018 ndërkohë që pas këtij vendimi janë thelluar më tej paqartësitë mbi llogaritjen. Kërkesave të AKBN-së për të qartësuar mënyrën e aplikimit të penaliteteve Autoritetit Kontraktues nuk rezultoi tu ketë dhënë përgjigje shteruese, megjithëse ndryshimet ligjore janë propozuar nga vet ky autoritet. “Përgjithësisht në dosjet e HEC-eve mungonte sigurimi i kontratës/kontratave, sigurimi i punimeve, pajisjeve etj, dokumentacione këto të detyrueshme referuar “kontratës tip” të lidhur. Nuk gjendeshin raportimet me shkrim që duhet të bëra Koncesionari pranë AK çdo tre muaj, për realizimin e programit të investimeve dhe në asnjë rast nuk u konstatua të jetë propozuar, ose mbajtur qëndrim (sanksione) ndaj shoqërive të cilat nuk përmbushin detyrimin kontraktual mbi raportimin periodik të ecurisë së kontratës referuar “Kontratës së Koncesionit”. Në 11 raste të trajtuara nga grupi i auditimit, vlera e investimeve të situacionuara të HEC-eve, në mungesë apo tejkalim të lejes përkatëse nga organet kompetente për kryerje të punimeve të ndërtimit, sipas akteve ligjore në fuqi, ka ndikuar/mund të ketë ndikuar në përfitimin e padrejtë të TVSH-së, e cila për rastet e trajtuar llogaritet në vlerën rreth 13,112,040 mijë lekë. Nuk evidentohen bashkëveprime për këto raste me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, megjithëse AKBN dhe DPT prej muajin nëntor 2015 kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dhe janë angazhuar për shkëmbimin e informacioneve të ndërsjellta si dhe kryerjen e kontrolleve të përbashkëta”-thuhet në njoftimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Për periudhën objekt auditimi janë evidentuar llogaritje të pasakta të tarifave të oponencës për projektet e vlerësuara në vlerën rreth 5,5 milionë lekë, ndërkohë që mungon llogaritja dhe pagesa për katër raste për vlerën rreth 1,6 milionë lekë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.