AKTUALITET

Koronavirusi në Itali/ Porti i Durrësit forcon masat, ja çfarë thotë mjeku i karantinës

12:47 - 22.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deri më tani 2 persona kanë humbur jetën nga virusi vdekjeprurës në Itali, dhe si rrjedhojë janë alarmuar dhe shqiptarët, pasi virusi është më afër nga se e kishim menduar.




Mësohet se në portin e Durrësit është rritur gatishmëria për kontrollet, ndërkohë që vetëm këtë fundjavë 2 tragete me rreth 466 pasagjerë të nisura nga bari janë ankoruar në vendin tonë.

Në lidhje me situatën në fjalë, mjeku përgjegjës i karantinës se portit, Indrit Kalaja deklaroi se ndaj pasagjerëve është ushtruar kontroll dhe se ata nuk kanë rezultuar me probleme shëndetësore.

“Nuk ka pasur pasagjerë nga vatrat e infektuara. Po mbahen në vëzhgim edhe marinarët e mjeteve detare. Muajt e fundit kanë hyrë anije nga portet e Detit të Zi.”, tha mjeku Kalaja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.