BOTA

Lajm tronditës nga Kina/ Shfaqet koronavirusi te pacientët e shëruar

09:44 - 22.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në kryeqytetin Chengdu të rajonit Sichuan të Kinës, tek një i sëmurë që kishte përfunduar trajtimin është vërejtur sërish koronavirusi i ri (Covid-19). Në një deklaratë nga njësia e shëndetit në qytetin Chengdu, thuhet se kanë rezultuar sërish pozitive ekzaminimet e kryera mbi një person për të cilin vazhdonte karantina në shtëpinë e tij.




Në deklaratë njoftohet se i sëmuri është vendosur sërish nën trajtim dhe se raste të ngjashme janë vërejtur edhe në rajone të tjera. Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë për të sëmurët që përfundojnë trajtimin mjekësor ka rekomanduar që të mbahen nën karantinë për 14 ditë, të vendosin maska dhe të mos marrin pjesë në aktivitete publike.

Ata që përfundojnë trajtimin mund të mbartin akoma virusin.Sipas lajmit të South China Morning Post, lideri i ekipit shëndetësor që lufton me epideminë Covid-19 në Hubei, Cao Cianping, ka bërë të ditur se të sëmurët që përfundojnë trajtimin mund të vazhdojnë të mbartin virusin.

Duke vënë në dukje se në Kinë dhe Kanada ka pasur njerëz që kanë rezultuar pozitivë në testimet e bëra pas trajtimit, Cao, tha se “Nuk duhet të jemi të qetë. Shifrat mund të rriten sërish”. Pasi ka deklaruar që raste të tilla janë shumë të rrezikshme Cao tha “Ku mund ti vendosni këto të sëmurë. Në shtëpi nuk mund t’i dërgoni, sepse mund të infektojnë të tjerët. Por për shkak se edhe mundësitë janë të kufizuara nuk mund t’i vendosni as në spital”.

Nga epidemia Covid-19 e cila u shfaq fillimisht në qytetin Wuhan në rajonin Hubei të Kinës, kanë humbur jetën gjithsej 2.247 persona prej të cilëve 2.238 në Kinë dhe numri i personave të infektuar ka tejkaluar 76.700./AA


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.