BLUETOOTH

Lei Kraja: E vërteta e marrëdhënies sime me Robert Berishën

11:35 - 22.02.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Ja çfarë duhet të ndryshojnë meshkujt shqiptarë” – Që kur u bë pjesë e ekranit, Leila Kraja është shndërruar një nga femrat më të pëlqyera të ekranit. Gjithnjë në formë të mirë fizike dhe provokuese, ajo ka ditur t’ia rrëmbejë zemrën publikut edhe me çiltërsinë që ka. Në rrëfimin e saj për “Bluetooth”, bukuroshja brune na tregon më shumë për “bërrylat” në punën e përditshme. Shumë e përfolur edhe për një lidhje mes saj dhe Robert Berishës, moderatorja sportive zbulon njëherë e mirë marrëdhënien që ka me këngëtarin.




Lei Kraja si një nga moderatoret më seksi në vend, si ia dolët që të fitonit këtë “fron”?

S’më duket sikur kam fituar ndonjë fron. Shqipëria ka shumë goca të bukura dhe seksi, sidomos në “showbiz”. Jam e lumtur nëse edhe unë jam ndonjëra prej tyre. Natyrisht që duhet të qëndrojnë bashkë pamja e jashtme, por edhe aftësia që ke në profesionin tënd.

Keni ardhur nga jashtë, sa e vështirë ishte të integroheshit në mediat shqiptare?

Nuk ka qenë një proces i lehtë. Më është dashur shumë punë, shumë vullnet. Në fund të fundit si në çdo fushë tjetër, edhe në media ke nevojë për këto. Besoj se jam ende duke u integruar.

Keni zgjedhur ju sportin, apo sporti ju?

Besoj se kemi zgjedhur njëri-tjetrin. Jam një person shumë e apasionuar pas të gjitha sporteve, i shoh, i ndjek, i pëlqej. Ka qenë një zgjedhje e bërë me pasion duhet thënë.

fdddd lui po fg ujy uik
<
>

E keni menduar veten në një format tjetër?

Patjetër që e kam menduar dhe një format tjetër. Megjithatë, kurrë e shkëputur totalisht nga sporti. Do doja të ishte një format i ndërthurur që të ketë gjithnjë edhe sportin brenda, pasi është një pjesë e shpirtit tim.

Sa e egër është bota e televizionit, keni pasur “bërryla”, apo ngjarje që ju kanë lënë shije të keqe?

Bota në përgjithësi është e egër. Në çdo fushë, nëse do të kesh sukses, do ketë “bërryla”, do ketë sulme, besoj se janë të pashmangshme. Kjo është normale. “This is life”! Rëndësi ka të bëhesh më e fortë nga këto “bërryla”. Duhet nxjerrë mësim nga çdo e papritur që mund të të dalë rrugës.

Njiheni si një nga vajzat më të hapura sa i përket marrëdhënies me mediat, por ju shohim gjithnjë vetëm, ka Lei dikë në krah?

Leila s’do ta tregojë kurrë deri sa të jetë e sigurt për një person, e martuar dhe me fëmijë. (Qesh)

Për çfarë arsyeje ka qenë ndarja e fundit me një mashkull?

Thjesht mospërputhje karakteresh.

Ndërkohë në media është përfolur shumë për një flirt mes jush dhe Robert Berishës, keni pasur diçka bashkë?

Besoj që tashmë është bërë shumë e qartë për të gjithë që kurrë s’kemi pasur diçka bashkë. Habitem realisht kur dyshojnë njerëzit. Roberti është një shok shumë, shumë i mirë.

Nëse i krahasoni me meshkujt e huaj, çfarë kanë mangët meshkujt shqiptarë?

Meshkujt shqiptarë duhet ta tregojnë më hapur pëlqimin për një femër.

Gjithnjë seksi në pozat tuaja, deri ku do të guxonit në një set?

Kaq sa kam bërë dhe jo më shumë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.