BLUETOOTH

Loran Shehu/ Nga Italia në Zvicër, futbollisti: Ëndrra ime është Kombëtarja

12:37 - 22.02.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rrëfimi i sportistit për ëndrrën në futboll dhe eksperienca jashtë kufijve – Loran Shehu: Kosova dhe Shqipëria janë skuadra më lart se të tjerat




Bota e futbollit te shqiptarët është shumë e pasur me talente, që kanë treguar punë të jashtëzakonshme në fushën e gjelbër. Një ndër ata që është në hapat e parë është dhe djaloshi me prejardhje nga Kosova, por i lindur dhe rritur në Zvicër, Loran Shehu. Ka luajtur për Lozanën, Leçen dhe Kretën, ndërsa tashmë është fokusuar në Zvicër e që uron se brenda një kohe të shkurtër do të ketë të drejtën të përfaqësojë dhe Kosovën. Njihuni më mirë në këtë intervistë, dhënë nga ylli i ri i futbollit.

Si lindi “dashuria” jote për futbollin?

Kam filluar qysh si 4-vjeçar, kam dashur të luaj për shkak se gjithmonë kam shkuar në ndeshje futbolli të shoh tre vëllezërit e mi dhe ka qenë një pasion i jashtëzakonshëm, që ka shpërthyer tek unë.

Në familjen tënde, ka pasur të tjerë që janë marrë me futboll?

Sigurisht, babai im ka luajtur bashkë me një kushëri timin atë kohë për Prishtinën.

Na fol pak për ecurinë tënde në futboll…

Kam lindur në Zvicër dhe jam rritur me ngjyrat e sportit të Lozanës e më pas kam luajtur në Itali, më saktësisht në Leçe si një 14- vjeçar, si 18-vjeçars, më pas kam qenë në Greqi në klubin e Kretës e më pas vendosa që të kthehem në Zvicër dhe të koncentrohem te vendi ku kam lindur, me shpresë që një ditë do të shkëlqej më shumë diku…

Çfarë do të veçoje nga eksperienca jote e deritanishme?

Kam mësuar shumë nga kultura e futbollit, kam qenë njëherë në Shqipëri te klubi Vllaznia dhe në atë kohë drejtori Eugent Zeka ishte një xhentëllmen i futbollit, në gjithë këtë unë shpresoj që të forcoj më shumë veten me gjithë këtë eksperiencë personale.

59532745_10216937758169514_1287817532496936960_n 39714761_10215174322124715_6837627165463281664_o 39526028_10215174322244718_4113048754972524544_o loran2
<
>

Çfarë synon në të ardhmen në karrierë?

Shpresoj që të integrohem te profesionistët dhe një ditë të jem i gatshëm të përfaqësoj edhe Kosovën.

A mendoni se karriera jote e deritanishme ka ecur ashtu siç e kishe ëndërruar më parë?

Jo, kam pasur probleme me njerëz që më kanë shqetësuar, por unë e mbaj kokën lart dhe vazhdoj të punoj që të hap dyert e mia me sukses.

Po për Kombëtaren shqiptare, ç’mendim ke në përgjithësi?

Nuk ka lidhje qoftë në Shqipëri apo në Kosovë, të dyja kombëtaret kanë demonstruar që janë shumë lartë nga të tjerat.

Cila është problematika që të ka “bezdisur” më shumë gjatë karrierës tënde?

Nuk kam ndonjë memorie të keqe dhe sikur ndonjë gjë të mos shkojë sipas planit, unë mendoj se do të ishte mësim që të qëndroj më i fortë në të ardhmen.

Ka pasur ndonjë moment të keq deri tani në rrugën tënde?

Jo, ashtu siç ju thashë, unë kujtoj vetëm gjëra pozitive. Disa janë shumë më shpresëdhënëse se sa të tjerat, por në secilën kohë të tyre janë objektive sigurisht.

Po ndonjë moment që do ta veçoje në aspektin pozitiv?

Do të thosha lojën time te Bajerni i Mynihut, arrita të jap 4 gola dhe e gjithë loja ishte shumë impresionuese.

Përveç futbollit, çfarë pasioni tjetër ke?

Nuk kam ndonjë pasion tjetër, kam lojë çdo ditë dhe nëse kam kohë të lirë, unë ushtrohem, sepse është e gjithë ajo që dua.

Cili është futbollisti që do dëshiroje të arrije një karrierë si e tij, një emër që e shikon si idhull?

Shembull për mua është Zidani, por sikur të më thoshin që të zgjidhja karrierën e ndonjërit do ishte Del Piero, Toti ose Maldini, sepse admiroj karrierën e tyre.

Kur luan, familja të ndjek në stadium apo vetëm përmes televizionit?

Po, familja ime ndjek thuajse në çdo ndeshje tani që jetoj në Zvicër, kur isha jashtë sigurisht përmes televizionit.

Çfarë dëshiron të arrish këtë vit?

Të fitoj kampionin e ligës me klubin tim dhe sikur të kisha ndonjë ofertë më të volitshme, sigurisht që do ishte mirë për mua.

Ku e shikon veten pas 10 vjetësh?

Uroj që të jem në gjendje të prezantoj shtetin tim në 10 vitet e ardhshme.

Në fund, ka diçka për të shtuar?

Ju falënderoj për intervistën, ju dëshiroj suksese gazetës suaj dhe pse jo, emri im të bëhet gjithnjë e më i njohur edhe përmes gazetës suaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.