POLITIKË

Rajavi: Futja e regjimit iranian në listën e zezë të FATF, goditje dërrmuese për mullahët në betejën antiterror

10:14 - 22.02.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Maryam Rajavi: Mullahët kanë shkelur me ndërgjegje e qëllimisht Palermon dhe CFT-në, duke e refuzuar FATF-në për të financuar terrorizmin, luftënxitjen, dhe për të anashkaluar sanksionet




Vendimi i FATF për ta futur sërish në listën e zezë diktaturën fetare terroriste që sundon Iranin është një hap jashtëzakonisht i nevojshëm, edhe pse shumë i vonuar, në luftën kundër terrorizmit dhe pastrimit të parave në mbarë botën.

Që nga heqja e regjimit iranian në 2016-ën nga FATF, ndërhyrjet e tij terroriste e luftënxitëse në rajon janë zgjeruar me një ritëm të papërmbajtur, duke vërtetuar edhe një herë se bërja e lëshimeve ndaj kësaj teokracie nuk do të rezultojë kurrë në ndryshimin e sjelljes së saj.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), tha: Futja e regjimit klerikal në listën e zezë është e domosdoshme për betejën kundër terrorizmit e luftënxitjes në Lindjen e Mesme e në mbarë globin. Ajo shtoi: Mullahët kanë shkelur me ndërgjegje e qëllimisht Palermon dhe CFT-në dhe kanë refuzuar ta pranojnë FATF-në në përpjekje për të vazhduar financimin e terrorizmit dhe luftënxitjes, si dhe për të anashkaluar sanksionet.

Presidentja e zgjedhur e NCRI-së theksoi se terrorizmi e luftënxitja janë të domosdoshme për këtë regjim dhe thelbësore për mbijetesën e tij. Ky regjim nuk do t’i braktisë kurrë financimin e terrorizmit dhe pastrimin e parave. As nuk do t’i nënshtrohet ndonjëherë transparencës financiare. Tregtia me këtë regjim nuk u shërben interesave të popullit iranian dhe vetëm sa i jep energji makinerisë së shtypjes e terrorizmit të mullahëve.

Komuniteti ndërkombëtar duhet t’i japë fund ofrimit të ndihmave për regjimin e mullahëve, dhe të ndalë çdo transaksion financiar me këtë regjim, si dhe duhet të mbajë anën e popullit iranian e të aspiratave të tij për ndryshim regjimi dhe për themelimin e lirisë e demokracisë. Kjo është një domosdoshmëri për betejën kundër terrorizmit e pastrimit të parave, si dhe për paqen e qetësinë në rajon.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.