KULTURË

ROMANI/ Bashkim Shehu: Triptiku i magjistarëve, i Maos, Hitlerit e Enverit

12:00 - 22.02.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është promovuar dje në Tiranë romani më i ri i shkrimtarit Bashkim Shehu “Triptiku i magjistarëve”. Në të ai ndërthur pushtete të ndryshme në tri vende, duke sjellë realitete paralele Duke mohuar notat autobiografike, në mos janë të pavetëdijshme, ai vë përkrah, magjistarin e Hitlerit, një murg budist në Kinën e revolucionit kulturor, shkencëtarë të vjetër e të rinj, në Moskë dhe në Tiranë. Lidhja mes tyre, pohon vetë autorit, është prania e një lloji të caktuar personazhi në çdonjërin prej tyre; e dikujt që mund të quhet magjistar a çudibërës, njeri më aftësi mendore të mistershme për të parashikuar të ardhmen ose që shihet si i tillë dhe nga raporti i pushtetit të tyre me njerëz të pushtetshëm në kuptimin e zakonshëm që i japim fjalës pushtet”, – vëren Shehu. Ai tha se ka shfrytëzuar për veprën librin “Magjistarët e Hitlerit”- Astrologë e Fatthënës në shërbim të Rajhut të III duke e plotësuar me të dhëna nga ‘parashikuesi çifut i Hitlerit” nga Erik Jan Hamsen. Një tjetër ‘ndihmë’ në krijimin e shtratit letrar të veprës ka qenë edhe Jung Chan dhe Jon Halliday me “Mao, historia e panjohur’. Për të plotësuar “triptikun” e tij, Shehu ka shqyrtuar edhe kumtesat e konferencës shkencore “Okultizmi në kulturën moderne ruse e sovjetike’. Pos ‘magjistarëve’ të Evropës gjermane dhe Lindjes së largët Kineze, ai vë në vepër edhe “Hijen” Shqiptare.




Qoftë vetëm për të grishur nga pjesa shqiptare e veprës, po përmendim xhirimin e një filmi me titull “Medea”, ku flitet për historinë e  dashurisë së ndaluar të një çifti, ku bashkëshorti bashkëpunëtor i Sigurimit vë në shtratin martesor një aparat përgjimi, duke e nxitur të flasë kundër regjimit dhe duke e çuar drejt burgut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.