Kronikë

Shisnin lëndë narkotike në formë çokollate në lokal, arrestohet dy vëllezërit fierakë

11:20 - 22.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi kishin përshtatur lokalin për përdorim droge dhe tregëtin të lëndëve narkotike.




Gjatë kontrollit në lokalin e dy vëllezërve policia gjeti një sasi lënde narkotike në formë çokollate prej 122 gram e dyshuar kanabis sativa si edhe 1800 euro dhe 45 mijë lekë të reja të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale D.B dhe E.B.

Njoftimi i policisë:

Fier

Përshtasin lokalin për përdorim droge dhe tregtonin lëndë narkotike, vihen në pranga 2 vëllezërit.

Sekuestrohen 122 gram lëndë narkotike në formë çokollate, e dyshuar kanabis sativa dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët për hetimin e narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. B., 40 vjeç dhe E. B., 27 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtyre shtetasve, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike në formë çokollate prej 122 gram e dyshuar kanabis sativa si edhe 1800 euro dhe 45 mijë lekë të reja të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Nxitja për përdorim droge”.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.