Kronikë

Tentoi të kalojë 35 mijë euro drejt Greqisë, ndalohet 36-vjeçari, ja ku e kishte fshehur shumën e parave

12:07 - 22.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 36-vjeçar me inicialet S.S është ndaluar në pikën kufitare të Kakavijës, pasi tentoi të kalojë një shumë prej 35 mijë eurosh drejt Greqisë.




Shuma e parave është gjetur në një çantë, në makinën e shtetasit në fjalë.

Njoftimi i policisë:

Kakavijë, Gjirokastër

Policia Kufitare, në bashkëpunim me Strukturat Doganore Antitrafik, parandalon dhe godet një tjetër rast të tentativës për transfertë të parave në mënyrë të kundërligjshme.

Sekuestrohen 34.750 euro, procedohet penalisht poseduesi.

Në vijim të zbatimit të masave të shtuara për luftën ndaj krimeve ndërkufitare, si rezultat i kontrolleve të shtuara, Policia Kufitare e Kakavijës, në bashkëpunim edhe me Strukturat Doganore Antitrafik, gjatë kontrollit në dalje të Republikës së Shqipërisë, në një automjet që drejtohej nga shtetasi S. S., 36 vjeç, banues në Berat, gjeti të fshehura në një çantë një shumë prej 34.750 eurosh të cilat ky shtetas tentoi t’i kalonte në Greqi pa i deklaruar para autoriteteve doganore.

Në vendngjarje kanë mbritur specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, të cilët kanë bërë sekuestrimin e shumës së eurorve në cilësinë e provës materiale dhe në përfundim të veprimeve kanë proceduar penalisht shtetasin S. S., për veprën penale “Mosdeklarim i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.