BOTA

Virusi vdekjeprurës/ Shënohet viktima e parë në Itali, 16 të prekur në spital

08:51 - 22.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shënohet viktima e parë nga virusi vdekjeprurës në Itali.




Një 77-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spitalin Schiavonia në Monselice, në provincën e Padovës. Bëhet fjalë për Adriano Trevisan, babai ish-kryetarit të Bashkisë, i cili prej 10 ditësh ishte nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se në spital ndodhet i shtruar dhe një tjetër banor i të njëjtës zonë, që i përket bashkisë së Cinto Euganeo.

Lajmi i hidhur është konfirmuar përmes një komunikate zyrtare nga guvernatori i rajonit, Luca Zaia. Ky i fundit pohoi se dy raste të reja me koronavirus janë zbuluar dje, të cilët ishin vendas dhe nuk kishin udhëtuar në Kinë, ndërsa bëhet fjalë për një 42-vjeçar dhe një 53-vjeçar. Në dy rajonet veriore, Lombardi dhe Veneto numri i të prekurve nga virusi vdekjeprurës ka arritur në 16.

Deri më tani, koronavirusi u ka marrë jetën 2360 personave në të gjithë botën, ndërsa numri i të prekurve ka shkuar në mbi 78 mijë njerëz.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.