BLUETOOTH

Zbulohet lidhja, modelja shqiptare prej vitesh e lidhur me boksierin nga Tunizia

10:41 - 22.02.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë gjithë kësaj periudhe janë zbuluar lidhje të ndryshme të femrave shqiptare me të huaj, e dashuria nuk njeh kufij, pasi i kapërcen ato. Një tjetër romancë dashurie që ka vite, por që është zbuluar vetëm pak ditë më parë është ajo në mes të bukuroshes kosovare e cila aktualisht është modele në Zvicër, Miki Lushtaku me boksierin me origjinë tuniziane të kategorisë së rëndë, por që jeton në Zvicër, Mehdi ben Hamira.




Ndonëse lidhja e tyre zgjat me vite dhe Miki po ndihet shumë rehat në krahët e Mehdi, ata kanë preferuar që ta bëjnë publike në ndeshjen e fundit që Hamira e ka pasur në Zvicër, duke u përballur me kundërshtarin e tij, Sadin Hadzajlija, ndeshje kjo e zhvilluar në Gjenevë, e në këtë ndeshje ai si zakonisht doli fitues. Në këtë mbrëmje ishte e dashura e tij shqiptare, Miki Lushtaku, ajo e cila i dha mbështetje të jashtëzakonshme duke e përkrahur nga publiku e njëkohësisht duke e bërë paksa publike këtë lidhje dashurie. Mehdi ben Hamira i lindur në vitin 1992 rrjedh nga një familje me prejardhje tuniziane, babai i tij është tunizian, ndërsa nëna italiane. Ai është lindur dhe rritur në Itali dhe Zvicër.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.