BOTA

Alarmi nga koronavirusi/ Ministri italian ndalon sportin në Veneto dhe Lombardi, anulohen tre ndeshje

08:51 - 23.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri italian i Sportit Spadafora ka njoftuar vendosmërinë për të ndaluar të gjitha aktivitetet sportive të planifikuara për sot në rajonet Veneto dhe Lombardi. Kështu ka vendosur, në fund të mbledhjes së jashtëzakonshme për mbrojtjen civile, Kryeministri Giuseppe Conte. Në Serinë A janë shtyrë ndeshjet Atalanta-Sassuolo, Verona-Cagliari dhe përballja e së dielës e planifikuar në San Siro midis Interit dhe Sampdorias.




Në një letër dërguar Presidentit të CONI-t, Giovanni Malagò, Spadafora – në bazë të vendimeve të Këshillit të Ministrave – i kërkon numrit një të sportit italian “të përçojë vendimin në të gjitha organet sportive kompetente të ftesës së qeverisë për të pezulluar të gjitha ngjarjet sportive të të gjitha niveleve dhe disiplinave të parashikuara në rajonet e Lombardisë dhe Venetos për të dielën 23 shkurt 2020”.

“Qeveria po përgatitet të nxjerrë masa urgjente për të trajtuar dhe përmbajtur rastet e infektimit nga Coronavirusi, – thuhet në letrën drejtuar Malagòs. – Këto masa përfshijnë gjithashtu botën e sportit për nevojën për të parandaluar rreziqet dhe për të mbrojtur më mirë shëndetin e të gjithë atyre që, në kapacitete të ndryshme, marrin pjesë në ngjarje dhe gara”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.