BOTA

Koronavirusi rrezikon mbylljen e Shengenit në Itali, vijon situata kaotike

14:12 - 23.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Do të rritet numri i rasteve të infektuara nga koronavirusi, në Itali. Janë 132 persona që kanë rezultuar deri tani pozitiv nga koronavirusi, mes të cilëve 89 në Lombardi dhe 24 në Veneto’, ka thënë shefi i mbrojtjes civile Angelo Borellui. Mes tyre 25 janë shtruar në terapi intensive.




Vazhdojnë testet për personat që kanë pasur kontakte me të infektuar. Ndër të tjera Veriu ‘blindohet’. Në qytetet e vatrës ndalohet hyrja dhe dalja nga zona. Shkollat janë të mbyllura në të gjithë Lombardinë, për një javë. Governatori Fontana ka pezulluar edhe të gjithë eventet publike në zonën e prekur.

Nuk do të ketë pezullim Shengen- “Aktualisht nuk ka masa për të kërkuar dhe pezullimin e Traktatit të Shengenit dhe veçanërisht lëvizjen e lirë të personave. Një masë drakoniane është aktualisht në vend dhe një mase tjetër nuk përputhet me nevojat e mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve italianë”. Këtë e tha kryeministri Giuseppe Conte gjatë konferencës për shtyp në fund të CDM-së në selinë e Mbrojtjes Civile.

Bllokimi i vendkalimeve dhe lëvizja e njerëzve do të ishte “masa jo adekuate dhe plotësisht joefektive”, të cilat do të kishin “një ndikim shkatërrues në ekonominë tonë”. “Cfarë duam ta bëjmë Italisë një stacion karantine?” shtoi Conte, duke iu përgjigjur indirekt forcave të opozitës që e kërkojnë prej ditësh këtë gjë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.