BOTA

Koronavirusi, shkon në 132 numri i të infektuarëve në Itali. Mbyllen shkollat, izolohen 11 komuna, qytetet me rrugët bosh

12:36 - 23.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I ka kaluar 130 tashmë numri i personave të infektuar me koronavirus në Itali. TgCom24 shkruan se janë 90 raste në Lombardi, 25 në Veneto, 2 në Emilia Romagna, 2 në Lazio (çifti i turistëve kinezë në Spallanzani) dhe një rast në Piemonte.




Dy janë viktimat, një në Veneto dhe një tjetër në Lombardi. Vazhdojnë analizat për personat që kanë pasur kontakte me të infektuarit. Ndërkohë, Veriu është “bllokuar”: në qytetet e shpërthimit të epidemisë ndalohet hyrja dhe largimi. Drejt mbylljes së shkollave në Milano.

Ka rezultuar pozitiv për koronavirus një pacient i pranuar në kujdesin intensiv në San Gerardo në Monza. Burri ishte transportuar nga spitali i Cremas në atë strukturë për t’i mundësuar ndihmë me qarkullim ekstrakorporal. Në Crema ai ishte shtruar në spital për një krizë të frymëmarrjes dhe testi i koronavirusit ishte negativ.

korona-768x512 b0e63f6f1ab448c48cff95cabd50744e-0013-k1eF-U3170439745181STC-593x443@Corriere-Web-Sezioni (1) 4343.0.846993671-klFF-U31704397451816GF-593x443@Corriere-Web-Sezioni 35.0.1437983177-klFF-U317043974518151B-593x443@Corriere-Web-Sezioni 310.0.1854759995-klFF-U3170439745181RWD-593x443@Corriere-Web-Sezioni Carabinieri del NAS e personale medico specializzato prelevano dalla loro casa di Castiglione dAdda i genitori di Mattia il contagiato n.1 con unambulanza biocontenitiva 316.0.2207455459-klFF-U3170439745181ef-593x443@Corriere-Web-Sezioni
<
>

Numri i personave të infektuar me koronavirus në Veneto është rritur në 25 (përfshirë viktimën). Mes personave të sëmurëve, janë gjithashtu dy të moshuar nga Venecia, të cilët u shtruan në spital në qytet. Kjo u komunikua nga guvernatori Luca Zaia. Vetëm në vatrën e shpërthimit në Vo ‘Euganeo ka gjithsej 19 të infektuar.

Sipas Repubblica.it, janë mbi 50 mijë persona në karantinë në 11 komuna, të cilat janë izoluar. Po kështu autoritetet kanë ndaluar çdo ekskursion për shkollat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.