BOTA

Tërmet i fuqishëm në Turqi/ Humbin jetën 8 persona, dhjetëra të plagosur

11:49 - 23.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tërmet i fuqishëm është ndjerë këtë mëngjes në Turqi. Bëhet me dije se lëkundjet e forta janë ndjerë në kufi me Iranin dhe ishin të një force 5.7 ballë. Mediat turke raportojnë se 8 persona kanë humbur jetën në rajonin Van.  Ministri Soylu njoftoi se 8 njerëz humbën jetën në tërmet, ndërsa Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca sqaroi se 21 njerëz u lënduan në tërmet dhe 8 prej të lënduarve ishin në gjendje kritike.




Guvernatori i Vanit, Mehmet Emin Bilmez njoftoi se askush nuk ishte nën rrënojat. Presidenti Erdogan mori informacione nga Ministri i Brendshëm Soylu për tërmetin përmes telefonit. Ozcan Işık, kryetari i Qarkut Van Başkale Gelenler, deklaroi se 700 banorë jetonin në zonën më të prekur nga tërmeti.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.