BOTA

Arrin në shtatë numri i viktimave nga koronavirusi në Itali, shërohet një nga të infektuarit

20:38 - 24.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Situata në Itali vazhdon të përkeqësohet. Pak minuta më parë është shënuar viktima e shtatë nga koronavirusi, ndërkohë që numri i të infektuarve ka arritur në 229.




Viktima e radhës në Itali është një 62 vjeçar, i cili vdiq në spitalin Como ndërsa mësohet se vuante më parë nga probleme shëndetësore dhe kishte nevojë për një seri trajtimesh, përfshirë dializën.

Mirëpo, bëhet me dije se një nga të infektuarit është shëruar.

Deri me tani raportohet se janë 229 të infektuar në Itali, ku 172 raste në Lombardi, 33 në Veneto 18 në Emilia Romagna, 3 në Lazio dhe 3 në Piemonte.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.