Kosova

Një rast i dyshuar me Coronavirus në Kosovë/ Priten përgjigjet e analizave

13:40 - 24.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një person gjendet në Klinikën Infektive të QKUK’së duke u trajtuar me dyshimet për infektim me virusin kinez coronavirus. Lajmin  se ky person është në karantinë e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia. Ka thënë se ekziston një rast i dyshimtë me kornavirs i cili po ekzaminohet në QKUK, shkruan Express. Pacienti me këto dyshime u pranua mbrëmë në klinikë. Ai ka thënë se pritet qe brenda dy orësh të dalin rezultatet për këtë rast. Ai bëri të ditur se rasti është i izoluar.




‘Është rast i izoluar, është që ka hyrë në mënyrë të izoluar, është një rast që ka hyrë në karantinë. Në asnjë në mënyrë nuk ka kalu nëpër korridoret nëpër të cilat jemi”, ka thënë Vitia. Ai ka përmendur se edhe të shtunën kanë qenë edhe dy raste të cilat ishin me grip të zakonshëm, por meqenëse ishin në Itali, kanë ardhur me vetë dëshirë për të parë mostrat nëse janë të infektuar me koronavirus por rezultatet kanë dalë negative. Këto deklarata ministri i bëri gjatë përurimit të laboratori i mikrobiologjisë në Klinikën Infektive të QKUK-së. Ndërkohë gjatë së shtunës në Infektivën e QKUK’së u paraqitën dy pacientë me dyshimet se janë prekur me koronavirus.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.