Show-Bizz

Skeçi i Stresit/ Keisi shpërthen ndaj moderatores, reperi mbështet Rozën

15:22 - 24.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reperi i njohur Stresi i ftuar në emisionin “Why not”, foli më tepër për karrrierën e tij dhe jetën private.




Gjatë emisionit, moderatorja Roza Lati dhe reperi realizuan një skeç i cili u titullua “Si ta bëjmë mizën balenë”,  ku u inskenuan skema e arrestimit të reperit. Mirëpo kjo nuk u prit aspak mirë nga ish-partnerja e Stresit, Keisi, pasi kjo e fundit `shpërtheu´ ndaj Rozës.

Përmes një postimi në “Instagram”, Keisi shkruan se nuk duhet të tallesh ose të bësh humor me vuajtjet e të tjerëve, teksa shton se moderatorja nuk duhet të prekë jetën e saj private.

“Për atë prezantuese emisioni që e konsideron veten të aftë për komedi, nëse do ishe vërtet kaq e talentuar në atë fushë, do punoje te Portokallia dhe jo tek Ëhy not. Më duket e çuditshme si një njeri mund të bëj një skeç të quajtur “Si ta bëjmë mizën balenë” dhe të preki mbi jetën time private, kur unë nuk kam lidhje me emisionin e saj. E dimë që çdokush në emisionin e vetë bën çfarëdo, por për këta individ që kanë platformën për të influencuar për mirë, bëjnë gjithçka përveçse të tregojnë respekt. Nëse të janë tharë idet dhe të duhet me patjetër tërheqësh vëmendje, ke shumë mënyra pa rënë në këtë nivel sepse të tallesh me eksperiencat, vuajtjet dhe hallet e të tjerëve s’është fort për të qeshur”, shkruante Keisi.

Capture-23 -640-0-5e52fe272a5f3
<
>

Pas kësaj deklarate, Stresi reagoi me një postim në Instagram duke i thënë Rozës bravo.

“Pse merziteni? Ju keni dal te nderuar nga ky emision. Dhe une gjithashtu kam dal shume i paster nga kjo ironi.

Shoë eshte Shoë. Gjithmone vipat e hajn kafshaten me te forte. Taksa qe paguajme ne te famshmit, eshte gjithmone thashethemi, drama, mashtrimi. Bravo Roza qe personalizove gjithe kto shushunjat qe per nje miresjellje, te hipin ne qafe dhe ta fusin madje”, shkruan Stresi.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.