Kryesore

Spartak Ngjela akuzon politikën shqiptare: Është e shitur në Beograd dhe Moskë

21:31 - 24.02.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka akuzuar politikanët shqiptarë, si të shitur ndaj Serbisë dhe Rusisë.




Në një reagim në rrjetet sociale, avokati është shprehur se ata që duan të drejtojnë Shqipërinë duhte të njohin me themel doktrinën e ish Presidentit amerikan Ëoodrou Ëilson.

Ai ka sulmuar edhe politikën serbe, që e cilëson si një politikë gjenocidiale, menim ky edhe i amerikanëve dhe gjermanëve.

Ngjela ka theksuar se shitja e interesit kombëtar vijon edhe sot, ndërsa thotë se shqiptarët janë në segmentin e fundit të sundimit nga të shiturit.

Statusi i Ngjelës:

Të gjithë politikanët që do të duan të drejtojnë Shqipërinë, duhet ta njohin me themel doktrinën e presidentit amerikan Ëoodrou Ëilson.

Ajo ka qenë doktrina që, në vitin 1919, shpëtoi Shqipërinë dhe shqiptarët nga asgjësimi i plotë, por që kulmin e arriti me doktrinën e presidentit amerikan Bill Klinton. Doktrina Klinton, pasi shkatërroi tiraninë në ngjitje, Berisha, në vitin 1997, erdhi dhe çliroi Kosovën në vitin 1999.

Politika serbeve ka qenë dhe është një politikë gjenocidiale. Ky në fakt është mendimi aktual amerikan dhe gjerman.

Po politika shqiptare? Ajo ka 100 vjet që është e shitur në Beograd dhe në Moskë.

Në vitin 1920, me vrasjen historike të Esat Toptanit, u duk sikur shqiptarët do të shpëtonin nga zgjedha e të shiturve. Por kjo nuk zgjati më shumë se katër vjet.

Dhe shitja e interesit kombëtar vijon edhe sot. Por, shqiptarët tani janë në segmentin e fundit të sundimit të tyre nga të shiturit: të shiturit do të eliminohen përfundimisht nga reforma antikorrupsion.

Edhe shqiptarët, këtë po presin: çlirimin nga të korruptuarit hajdutë që, pikërisht pse kanë qenë dhe janë të tillë, janë shitur kundër Shqipërisë dhe kanë vjedhur shqiptarët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.