AKTUALITET

U mbyll nga koronavirusi, ministrja Shahini i heq licencën shkollës në Tiranë, paralajmëron udhëheqësit: Të ndiqen penalisht!

10:12 - 24.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, i ka hequr licencën nje shkollë private e cila kishte vendosur të mbyllej për dy javë, për të frikës nga koronavirusi.Lajmi e jep vetë ministrja Shahini, e cila shkruan në “Facebook” se udhëheqësit e kësaj shkolle, që sipas saj po përhapin panik për një virus që nuk ekziston në Shqipëri, duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë.




“Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor VETËM me urdhër ministri. Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën.Nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër. Ndërsa udhëheqësit e shkollës që përhapin panik duke mbyllur shkollën në mënyrë të jashtëligjshme, për gjoja parandalim të një situate virale e cila NUK ekziston në Shqipëri, duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë”, shkruan ministrja Shahini.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.