BOTA

Bënin kërdinë në banesat e italianëve, policia identifikon tre shqiptarët

16:58 - 25.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mëngjesin e sotëm karabiniërët e stacionit policor të Terranova da Sibari, me mbështetjen e kolegëve nga San Marco Argentano, kanë bërë ekzekutimin e tre urdhërave të ndalimit të gjykatës ndaj tre shqiptarëve, pasi këta të fundit janë të akuzuar për vjedhje banesash dhe plagosje.




Si nisën hetimet ndaj hajdutëve shqiptarë?

Hetimet, të koordinuara nga Prokurori Publik i Castrovillari, në veçanti nga prokurori zëvendësues Flavio Serracchiani, filluan pas dy ankesave të paraqitura në tetor të vitit 2019. Aktiviteti hetimor i karabinierëve nisi, kur një makinë në zonë u ndalua në mënyrë të papritur nga tjetër automjet, që i kërcënoi më pas në një natë.

Nga makina që preu rrugën, dolën së paku 4 vetë, të cilët të pajisur me armë dhe maska, terrorizuan banorin, duke e detyruar atë që të jepte paratë që kishte me vete. Të njëjtët persona, kanë kërcënuar më vonë dhe kanë rrahur një person në banesën e vet në Spezzano Albanese, i cili raporti ngjarjen pranë policisë.

Identifikimi i autorëve të sulmeve

Hetimet e karabinierëve kanë bërë të mundur rikonstruksionin e të dy ngjarjeve falë një kontrolli të saktë të vendeve ku kanë ndodhur sulmet, duke identifikuar autorët dhe në bazë të fotove që kanë realizuar viktimat.

Doli më pas se autorët e dyshuar janë të gjithë anëtarë të së njëjtës familje dhe që vepronin si një grup i armatosur. Tre të dyshuarit, të gjurmuar nga karabinierët në vendin e vendbanimit, tani janë në arrest shtëpie.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.