AKTUALITET

Del udhëzimi, bizneset që përjashtohen nga TVSH-ja dhe taksa e ndikimit në infrastrukturë

10:44 - 25.02.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bizneset që përfshihen në procesin e rindërtimit të dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit do të përjashtohen nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar dhe taksa e ndikimit në infrastrukturë. Është botuar në Fletoren Zyrtare udhëzimi “Për procedurat për lëshimin e autorizimit, për subjektet e rindërtimit dhe për përjashtimin nga tatimi mbi vlerën e shtuar të furnizimit të mallrave e shërbimeve, për qëllime të procesit të rindërtimit”. Në një tjetër udhëzim përcaktohen kushtet, rregullat dhe dokumentet që shoqërojnë kërkesën për dhënien e lejes së ndërtimit për rindërtimin, riparimin apo restaurimin e ndërtimeve të destinuara për qëllime banimi, të dëmtuara si pasojë e fatkeqësisë natyrore, për përjashtimin nga pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë. Miratimi i tyre i jep rrugë zbatimit të vendimit të qeverisë për përjashtimin nga TVSH-ja dhe taksës së infrastrukturës në procesin e rindërtimit pas tërmetit, që po pengonte fondacionet në projektet e tyre të rindërtimit.




Përjashtimi nga TVSH
Udhëzimi përcakton përjashtimi nga TVSH-ja të furnizimit të procesit të ndërtimit, i kryer nga subjekte të autorizuara të rindërtimit, dhe i furnizimit të mallrave e shërbimeve që përdoren prej tyre vetëm për qëllime të rindërtimit. Përjashtohet nga tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH), brenda programit dhe përgjatë periudhës së rindërtimit për rastet e shpalljes së “gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, sipas përcaktimeve në legjislacionin e rindërtimit: a) furnizimi i procesit të ndërtimit, që realizohet nga ndërtuesit, subjekte të rindërtimit; b) furnizimi i shërbimeve dhe mallrave për procesin e ndërtimit, i kryer direkt për ndërtuesit, subjekte të rindërtimit; c) importimi i mallrave për procesin e ndërtimit, i kryer direkt nga ndërtuesit, subjekte të rindërtimit. Procesi i rindërtimit dhe programet e tij, për të cilat zbatohen përjashtimet nga TVSH-ja, bazuar në dispozitat e ligjit nr. 97/2019, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, programet e rindërtimit, për të cilat do të aplikohet përjashtimi nga TVSH-ja janë: a) Programi i ndërtimit të objekteve në zonat e reja apo në të njëjtin truall, që përfshin: ndërti-min e objekteve të reja dhe të infrastrukturës publike nga autoritetet shtetërore; ndërtimin e objekteve të reja dhe të infrastrukturës publike nga donatorët; rindër-timin e ndërtesave të shembura nga fatkeqësia natyrore në të njëjtin truall. b) Programi i ndërtimit të infrastrukturës publike, kur nuk është pjesë e programeve të tjera të parashikuara në ligj, dhe të infrastrukturës kritike, me anë të të cilit, me financim nga fondi i rindërtimit apo nga donatorët, ndërtohen ose rikonstruktohen objekte të infrastrukturës publike dhe kritike nga njësitë zbatuese. Subjektet e rindërtimit të autorizuara për përjashtimin nga TVSH-ja. Përjashtohen nga TVSH-ja: a) ndërtuesit/kontraktorët, subjekte të rindërtimit, të cilët u nënshtrohen dispozitave të ligjit për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore, të ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë dhe përcaktimeve të këtij vendimi; b) ndërtuesit/kontraktorët, subjekte të rindërtimit, të cilët duhet të kenë lidhur një marrëveshje kuadër me njësinë zbatuese, të ngarkuar nga Këshilli i Ministrave për administrimin e fondeve të shpërndara nga fondi i rindërtimit dhe që përdoren bazuar në procedurat e ligjit për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore, në lidhje me prokurimin publik për rindërtimin; c) ndërtuesit/kontraktorët, subjekte të rindërtimit, të përcaktuar nga donatorët, për rastet kur donacionet/grandet e tyre nuk janë pjesë e fondit të rindërtimit sipas ligjit të buxhetit.

Taksa e infrastrukturës
Ky projektvendim ka për qëllim përcaktimin e kushteve, rregullave dhe dokumenteve që shoqërojnë kërkesën për dhënien e lejes së ndërtimit për rindërtimin, riparimin apo restaurimin e ndërtimeve të destinuara për qëllime banimi, të dëmtuara si pasojë e fatkeqësisë natyrore, për përjashtimin nga pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë. Për të përfituar përjashtimin nga pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë, sipas pikës 9, të nenit 27, të ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, për investimet që shërbejnë për rindër-timin, riparimin apo restaurimin e ndërtimeve për qëllime banimi, të dëmtuara si pasojë e fatkeqësive natyrore, së bashku me dokumentacionin përkatës që shoqëron kërkesën për dhënien e lejes së ndërtimit, investitori duhet të paraqesë edhe dokumentet, si më poshtë vijon: a) aktin që vërteton dëmtimin e ndërtesës për shkak të fatkeqësisë natyrore; b) dokumentin që përcakton shkallën e dëmtimit të ndërte-sës, vlerën në lekë të dëmtimit, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, si dhe nivelin e ndërhyrjes që nevojitet në ndër-tesën e dëmtuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.