Sociale

“Nuk kemi marrë urdhër për vendosjen e karantinës në spitalin tonë”, drejtori i dorëhequr: Vendimi pas debateve me kreun e bashkisë

18:11 - 25.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas dorëheqjes nga detyra e drejtorit të Spitalit të Kavajës, Përparim Daiu ka folur për ‘News24’, ndërsa ka dhënë detaje nga vendimi i tij.




Teksa ka bërë të ditur se mes tij dhe kreut të Bashkisë së Kavajës Redjan Krali ka pasur një debat, Përparim Daiu tha se deri më tani nuk është marrë asnjë urdhër për vendosjen e karantinës në këtë spital në rast se shfaqet koronavirusi.

“Nuk kemi marrë asnjë urdhër për vendosjen e karantinës në spitalin tonë. Nuk ka vend për panik për aq kohë sa asgjë nuk është vendosur.”, tha ai. Daiu ka pranuar së në spitalin e Kavajës janë kryer disa punime, si lyerje fasade dhe vendosje dushesh por kjo ishte e parashikuar shumë më herët, përpara se diskutimet për karantinën.

Raportohet se përpara 3 muajsh Daiu kishte dhënë dorëheqjen por nuk ju pranuar nga Ministria.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.