AKTUALITET

OFL vijon me formularët/ I kërkon pasurinë të dënuarve në Durrës dhe Elbasan, ja për kë bëhet fjalë

13:21 - 25.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

OFL i ka çuar ditën e sotme formularin e deklarimit të pasurisë dy personave në Durrës dhe në Elbasan. Bëhet fjalë për  Kreshnik Budlla, dënuar ne Spanjë, për trafik narkotikësh dhe Fatjon Laze nga Elbasani




Njoftimi i OFL

Vijon Operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, personave që janë subjekt i këtij ligji.

Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

– K. B., banues në Durrës, i dënuar në Spanjë për trafikim të lëndëve narkotike.

– F. L., banues në Elbasan, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Brenda 48 orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Me qëllim evidentimin dhe dërgimin në SPAK, të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special, OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.