Show-Bizz

Pas lojës ping-pong mes Keisit dhe Rozës, reagon Stresi: Askush sa t´jem gjallë s´mundet me ul posht njeriun tim

21:08 - 25.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Skeçi i realizuar në emisionin “Why not”, mes moderatores Roza Lati dhe Stresit, solli një reagim të ashpër nga ana e partneres së reperit, Keisi.




Përmes postimeve në “Instagram”, ajo shkruan se videoja ishte fyese për të si bashkëshorte e Stresit. Ditën e sotme, ka vendosur të reagojë dhe Roza, e cila në rrjetin social në fjalë shkruan se: “Duke qënë se je femra që ke ngrën bukë te shtëpia e shokut tim , dhe ai të don fort jam e detyruar të përmbahem”.

Mirëpo Keisi nuk e ka lënë me kaq, dhe përmes një tjetër postimi shkruan se budallait duhet t´i hapësh rrugë dhe se nuk ka ndërmend ta zgjasë më muhabetin.

Së fundmi, një reagim ka ardhur dhe nga partneri i Keisit, Stresi i cili shkruan se askush në këtë botë s´mundet të ulë poshtë njeriun e tij, teksa shton se femrat  i sqarojnë punët më mirë mes tyre.

Ai postoi dhe nje video ku shprehet se çfarëdo që të ndodhi ai gjithmonë del i keq.

“Çfarëdo që të ndodhi, historikisht i keqi dal unë. Por a  ju mendoni se unë jam fajtori. Po ju a mendoni se unë e kam gjithmonë gabim?”, thotë reperi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.