Kryesore

Ping-pong mes Rozës dhe Keisit, reagon sërish partnerja e Stresit: E keni parasysh shprehjen budallit hapi rrugë

16:14 - 25.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy ditë pasi Stresi ishte i ftuar në emisionin “Why not” ku realizoi një skeç me moderatoren Roza Lati, një reagim i ashpër ka ardhur nga partnerja e reperit, Keisi. Menjëherë pas kësaj ka ardhur dhe reagimi i Rozës.




Me anë të disa postimeve në “Instagram”, Roza u shpreh se qëllimi kryesor i skeçit ishte “të nxjerrë mirë të dashurin tënd” dhe pohoi se vetë Stresi kishte rënë dakort për ta bërë këtë skeç.

Pas reagimit të Rozës, dhe Keisi nuk e ka lënë pa një përgjigjie moderatoren, me anë të një video-je live në “Instagram”.

“Më fal, kush ta sheh emisionin ty? Unë të thashë çfarë kisha për të thënë, ti po vazhdon “pas pilafit” me budallallëqet e tua që s’i interesojnë kujt. Unë nuk do bëj më shkrim publik apo të merrem mëngjes-drekë-darkë me këtë budallëk që ka thënë kjo. Ideja ishte që një histori që unë përjetova, kaloi dhe unë mora pjesë duke i qëndruar pranë personit tim dhe tani kjo po bën skeç, për të qeshur. ‘Ha ha ha’, ishte shumë për të qeshur, kur ktej thotë jam feministe dhe bën si e zgjuar. Po të ishe femër feministe do e dije që s’ka asgjë për të qeshur, s’do talleshe me hallet e të tjerëve apo me problemet, s’do fusje hundët, s’do bëje skeçe. Ai ka dalë në shumë interviste duke sqaruar si ishte muhabeti, por asnjë nuk ka bërë degjenerime të tilla.”- shprehet Keisi në videon live.

Më pas me anë dhe të një postimi në rrjetin social në fjalë, partnerja shton se s´ka ndërmend të merret më me këtë çështje.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.