Show-Bizz

“Shoqja doli me Koronavirus”, modelja shqiptare rrëfen si i shpëtoi virusit

19:27 - 25.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasditen e sotme, e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ishte modelja shqiptare Keisi Muça e cila jeton prej kohësh në Seul.




Modelja rrëfeu në studio se mikesha e saj ishte infektuar nga Koronavirusi pas një udhëtimi në Hong Kong. Ajo kishte ndjerë simptomat e para të një viroze dhe pas vizitave ka rezultuar se është e prekur me Koronavirus, por fatmirësisht e kaloi virusin pas 8 ditësh.

“I bënë dy herë analizat. Herën e parë menduan se është thjesht një virozë. Kur i bënë analizat herën e dytë rezultoi pozitive. E futën në karantinë dhe ishte tërë kohën në kujdesin e mjekëve. Ajo u regjistrua si rasti i parë. Pas 8 ditësh çdo gjë kaloi”, tregoi Keisi.

Ndër të tjera, ajo shton se në aeroport çdo gjë ishte mëse në rregull.

“Unë erdha para dy javësh, e kisha tranzitin nga Stambolli. Aty nuk kishte asnjë lloj shqetësimi, nuk përdornin maska. Maskat më shumë përdoren në Azi. Në aeroport çdo gjë ishte mëse në rregull. Ndërsa në aeroportin e Seulit, ka shumë rregulla, duhet të pastronim duart me dezinfektantë”, u shpreh modelja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.