BOTA

Virusi vdekjeprurës/ Konfirmohen rastet e para në Kroaci dhe Austri

15:49 - 25.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Austria dhe Kroacia kanë konfirmuar rastet e para nga virusi vdekjeprurës.




Austria ka konfirmuar të paktën deri më tani dy raste të infektuar nga koronavirusi. Lajmi është konfirmuar nga mediat vendase, ku thuhet se të dy personat e infektuar janë nga provinca e Tirolit.  Ndërkohë ende nuk ka asnjë shpjegim se nga ka ardhur koronavirusi në këtë zonë. Megjithatë zona e Triolit kufizohet me veriun e Italisë dhe dyshohet se infeksioni të ketë ardhur nga Italia.

Autoritetet në Austri po përpiqen të reagojnë për të gjetur “rastin 0” që shpërndau virusin, ndërkohë po merren masat e nevojshme për të izoluar dy rastet në fjalë.

Ndërkohë, kryeministri kroat Andrei Plenkoviq, saktësoi se i infektuari është një burrë i ri, gjendja e të cilit është stabile. Raportohet se ai është i shtruar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive “Dr. Fran Mihaljeviq” në Zagreb.

Ndërkohë, po iu bëhen analizat edhe personave të tjerë, që kanë punuar në Itali.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.