BOTA

Virusi vdekjeprurës/ Konfirmohet rasti i parë në Zvicër

18:36 - 25.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zvicra raportoi rastin e parë me koronavirus. Lajm ky i konfirmuar dhe nga Ministria e Shëndetësisë.




Bëhet fjalë për një 70-vjeçar, I cili u testua në kantonin jugor të Ticinos, në kufi me Italinë.

“Personi i infektuar ishte në Itali rreth dhjetë ditë më parë dhe mori pjesë në një ngjarje afër Milanos”, tha ministria zvicerane e shëndetësisë, në një deklaratë.

Njerëzit me të cilët ky person kishte kontakte janë futur në karantinë për 14 ditë. Autoritetet zvicerane thanë se nuk ishte e nevojshme në këtë fazë të merren masa të mëtejshme, siç është mbyllja e shkollave, shkruan Rel.

Gjatë ditës së sotme janë konfirmuara rastet e para me të infektuar në Kroaci dhe Austri.

Kroacia  zyrtarisht njoftoi për një të infektuar, i cili ndodhet ne në spital në kryeqytetin Zagreb, tha sot kryeministri Andrej Plenkoviç. Austria ka verifikuar tashmë dy rastet e para të koronavirusit, në Tyrol.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.