Kronikë

Vrasja e Jan Prengës/ Zbulohen fotot dhe rolet e grupit Doçi, ja 6 personat që janë në kërkim për zhdukjen e 49-vjeçarit

19:49 - 25.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbulohen fotot e pjestarëve të fisit Doçaj, të cilët janë të dyshuar për rrëmbimn dhe vrasjen e 49-vjeçarit Jan Prenga. News24 ka siguruar fotot e të gjithë pjesëtarëve të grupit kriminal, te cilët janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.




Nga hetimet rezulton se Gentian Doci është personi që urdhëroi rrëmbimin e 49-vjeçarit, pasi vëllai i pengut zhduku një sasi të madhe kokaine që e nxori nga një port në Britaninë e Madhe. Hetuesit thonë se ai u kërkoi të afërmve të vëzhgonin dhe të merrnin peng Jan Prengën për t’i bërë presion të vëllait t’i kthente drogën.

Nga hetimet rezultoi se Artan Docaj vëllai i Gentianit drejtonte makinën “Range Rover” me të cilën u mor peng 49-vjeçari. Ndërsa Aldo Majnishta ndodhej në sedilen e pasme të automjetit. Ata dyshohet se e torturuan pengun i cili humbi jetën nga torturat.

Të dyshuarit e tjerë rezultojnë pjesëmarrës direkt në ngjarje dhe shfaqen në pamjet filmike të garazhit të resortit duke kryer veprime me trupin e pajetë të Prengës, të cilin e nxjerrin me një furgon të bardhë të mbyllur.

Deri më tani për krimin e rëndë janë arrestuar Bajram Hajri, Leonard Hajri, Elton Hajri, Olsi Turja, Festim Bexhdili ndërsa u vetëdorëzua Ardian Docaj.

Në seancë gjyqësore Bajram Hajri tha se nuk ka asnjë lidhje me krimin dhe se ndodhej në resort pasi është pronë e familjes. Ai këmbënguli se është viktimë, por nuk e bindi dot gjykatën ta lironte.

Në kërkim është shpallur edhe Altin Hajri pronar i “Golden Resort”, ndërsa gjykata ka caktuar masë sigurie edhe për Dritan Rexhepin qe ndodhet në burg në Ekuador prej 2014. Referuar dosjes hetimore Rexhepi rezulton se ka telefonuar familjarët e Prengës dhe u ka dhënë garanci që pengu do lirohej nëse kryhej droga. Ai pretendon se u pre në besë nga Gentian Doci dhe për këtë shkak thuhet në dosje i tregoi familjes Prenga emrat e rrëmbyesve.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.