AKTUALITET

63-vjeçari vret gruan brenda byrektores, arrestohet nga policia/ Dëshmitarët: Kishin konflikte prej ditësh

12:12 - 26.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një grua është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj, brenda një dyqani. Ngjarja tragjike ka ndodhur te sheshi “Azem Hajdari”.




Dëshmitarët i thanë gazetares Klodjana Haxhiaj, se çifti kishte debate të ashpra prej disa ditësh. Ndërkohë, pas krimit burri vrasës është larguar nga vendi i ngjarjes.Ndërkaq Policia ka reaguar zyrtarisht duke thënë se është arrestuar autori i ngjarjes së rëndë.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 26.02.2020, rreth orës  11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, shtetasi R. T., 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka goditur me levë hekuri, bashkëshorten e tij,  shtetasen H. T., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ku vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.